Në një video që u publikua ditëve të fundit shihet Qani Rexhepi, vëllai i kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut Sylejman Rexhepit, duke e ofenduar rëndë heroin Adem Jashari.
Pas raportimeve se të njëjtit ishin dekoruar nga OVL-ja e UÇK-së, këta të fundit e sqaruan se nuk kanë ndarë mirënjohje për Qani Rexhepin dhe tre pjesëtarët e Medresesë “Isa Beu” në Maqedoninë e Veriut – që shihen në këtë video të publikuar nga një gazetar maqedonas.
Por, imami në xhaminë e Drenasit Osman Musliu reagoi ashpër pse OVL-ja e UÇK-së nuk e revokoi mirënjohjen e dhënë për vëllain e myftiut që e fyu rëndë Adem Jasharin.
“U nervozova kur e pashë këtë video që del një familjar i myftiut lëshon muzikë serbe në mes të Kosovës dhe merr guximin që ta shajë Adem Jasharin. Unë nuk e mbroj Adem Jasharin, sepse ai e ka mbrojtur veten shumë herët prej kur e ka nisur luftën që të na çlirojë prej okupatorit serb. Nuk ka shqiptar që mund ta mbrojë Adem Jasharin”.
“Unë u mllefosa aq shumë edhe e bëra një postim ku reagova. Kur e pashë në konferencën për media Nasim Haradinajn në seli të OVL-së së UÇK-së e analizova. Më dolën pesë të pavërteta nga ato që tha ai. Para se ta fillojë konferencën, Nasimi kur e shpjegoi këtë video filloi me ‘gazetarin kontravers’, derisa unë gjeta argumente që ky gazetari veç e ka ripublikuar këtë video, sepse më 4 maj kjo video ishte nëpër portale të Maqedonisë së Veriut”.
“OVL e UÇK-së është dashur ta dënojë fillimisht si akt dhe më pas të merret edhe me gazetarin. Së pari duhej të vërtetohej nëse vëllai i myftiut të Maqedonisë së Veriut ka marrë mirënjohje prej OVL-së së UÇK-së dhe nëse po, të revokohej menjëherë. Unë e kam menduar që këtë duhet ta thoshte Nasim Haradinaj, por ky nuk e tha”.
Mulla Musliu ka insistuar se ka fakte që vëllai i myftiut, Avdyl Rexhepi, ka marrë Mirënjohje për Kontributin Kombëtar në selinë e OVL-së së UÇK-së.
Madje, ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka nxjerrë një video si dëshmi për këtë që po e thotë ku insiston se shihet edhe Qani Rexhepi – që e fyu heroin Adem Jashari.
“Unë kam video private që në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së kur ka qenë edhe myftiu Sylejman Rexhepi dhe vëllezërit Avdi Rexhepi dhe Qani Rexhepi derisa e kanë marrë mirënjohjen. Madje këtu është zhvilluar një bisedë e pakëndshme ku njëri prej tyre thotë ‘ne e kemi Donald Trumpin në dorë, sepse ia kemi fotografuar gruan lakuriq’. Kjo video ka qenë edhe në portalet e Maqedonisë së Veriut”.
Ai i ka thënë Nasim Haradinajt me të cilin është përballur në studion e Info Magazinës se OVL-ja e UÇK-së është dashur ta dënojë gjuhën që është përdorur në këtë video dhe ta revokojë mirënjohjen e dhënë – që ai insiston se ekziston.
“Nasim Haradinaj kur ka dalë në konferencën për media është dashur ta dënojë këtë muhabet. Nuk po them që të bëhet luftë komuniste. Kur bëhet Ligji për Vlerat e Luftës, atëherë shteti e dënon”, tha ai në KlanKosova.
“Është dashur të thuhet se ‘ne si OVL e UÇK-së e revokojmë mirënjohjen’.
Por, Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së e ka mohuar kategorikisht se kjo organizatë ka ndarë mirënjohje për Qani Rexhepin dhe tre personat e tjerë që e fyen rëndë figurën e Adem Jasharit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit