LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj, Shtërpcë dhe Kaçanik pa rrymë, shkak një prishje

Në Ferizaj, Shtërpcë dhe Kaçanik pa rrymë, shkak një prishje

KEDS ka njoftuar sot se për shkak të një prishje në orët e mëngjesit në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Në njoftim thuhet se zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku.


“Ekipet e KEDS janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për ta sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/