LAJMI I FUNDIT:

Sot mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri, do të diskutohet për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoni

Sot mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri, do të diskutohet për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoni

Gjendjen e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër. Sot duhet të mbahet mbledhja e Këshillit për Siguri ku do të bisedohet për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ministri Venko Filipçe dje bëri të ditur se Qeveria do të kërkojë vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Neve na nevojitet të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për shkak se një pjesë e masave që i rekomandojmë vlejnë vetëm gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe është e rëndësishme që të vlejnë edhe më tej dhe të kemi instrumente dhe të punojmë me këto mekanizma”, tha Filipçe.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski vlerësoi se nëse mbahen zgjedhjet në afatin e parë të mundshëm, duhet që artificialisht të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme për të pasur sistem funksional.

Gjendja e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit u shpall më 18 mars dhe më pas u mor vendim që të shpallet edhe për 30 ditë të tjera, ndërsa ky afat të shtunën skadon.

Të dy vendimet për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme të pavërtetuara nga Kuvendi për shkak se i njëjti është i shpërndarë dhe nëse Kuvendi ishte funksional, në vend të presidentit Pendarovskit, Kuvendi do të merrte vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori