LAJMI I FUNDIT:

Virologu amerikan: Kisha maskë dhe doreza, por coronavirusin e mora nga sytë

Virologu amerikan: Kisha maskë dhe doreza, por coronavirusin e mora nga sytë

Një virolog amerikan, i cili gjithmonë është treguar i kujdesshëm gjatë punës së tij, gjithsesi përfundoi i infektuar me coronavirus.

Joseph Fair është shprehur në emisionin ‘TODAY, se beson se coronavirusin mund ta ketë marrë nëpërmjet syve në një fluturim me shumë njerëz.


Virologu dhe epidemiologu 42-vjeçar, i cili u është përgjigjur epidemive të shumta në të gjithë botën, u sëmur rreth tre ditë pas një fluturimi për në shtëpinë e tij në New Orleans.

“Unë kam pasur një maskë, kam pasur doreza, kam bërë rutinën time normale të kujdesit… por padyshim, prapë mund ta marrësh nga sytë. Dhe sigurisht nuk kisha vënë syze gjatë fluturimit”, tha ai

Virologu shpjegoi gjithashtu se një nga tre rrugët e njohura të marrjes së këtij virusi janë sytë, ndërsa shtoi se ne nuk u kushtojmë vëmendje të madhe.

“Ne priremi t’i kushtojmë vëmendje hundës dhe gojës, sepse kjo është rruga më e zakonshme,” tha ai.

“Por ju e dini, piklat që bien në sytë tuaj janë po aq infektive”. Ai tha se linja ajrore “na kishte mbushur si sardele” dhe “instinktivisht, unë ndoshta do të duhej të isha larguar”. Por ai nuk e bëri.

Sipas ekspertëve mënyra kryesore e përhapjes së coronavirusit është “nga personi në person, kryesisht përmes piklave të frymëmarrjes të prodhuara kur një person i infektuar kollitet ose teshtin”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth

Amerika
Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Po fluturonte me aeroplan, i hapet kapaku mbrojtës në kabinë – holandezja detyrohet të bëjë ulje emergjente

Evropa
Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Pas më shumë se një viti, Sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillon bisedë telefonike me homologun rus

Amerika
Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Pas seancës gjyqësore, lirohet Julian Assange

Australia
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar

Botë
Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Të maskuar dhe me armë u futën në butik në Toronto, punonjësi arriti të kap njërin derisa po largoheshin – e bën për spital hajnin

Amerika
Kalo në kategori