LAJMI I FUNDIT:

Kafiteria në Gjermani me ide “gjeniale” të mbajtjes së distancës mes klientëve

Kafiteria në Gjermani me ide “gjeniale” të mbajtjes së distancës mes klientëve

Një kafiteri në Gjermani ka detyruar klientët e saj që të bartin në kokë një lloj gome për shpëtim nga mbytja në ujë, me qëllim që të respektohet distanca fizike sociale në kohën kur ky vend ka zbutur masat e kufizimeve si preventivë ndaj coronavirusit.

Klientët e ulur jashtë kafiterisë “Cafe & Konditorei Rother” në Schwerin të Gjermanisë, janë detyruar të bartin një lloj kapele me dy goma të tilla, transmeton Telegrafi.


Stafi i kafiterisë këtë “inovacion” ua kanë prezantuar disa ditë më parë, duke ua bërë të qartë se duhet respektuar distanca e kërkuar nga ekspertët shëndetësorë.

Fotografia e kësaj kafiterie është shpërndarë në masë të madhe në Facebook, ku pronarë të lokale të ndryshme kanë filluar të ndjekin rrugën e gjermanëve. /Telegrafi/