LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nesër është dita 102, pastaj 103, 104, deri në zgjedhjet e ardhshme

Kurti: Nesër është dita 102, pastaj 103, 104, deri në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për 100 ditshin e qeverisjes së tij.

Ai e ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për t’i plasuar të gjitha vendimet dhe të arriturat e qeverisë së tij në këto 100 ditë.

“Me gjithë sfidat me të cilat u përball qeveria jonë e re, ne nuk kemi ndalur dhe nuk do të ndalemi së punuari për qytetarët tanë”, shkruan Kurti.


Por, sipas tij s’do të ketë qeveri tjetër deri në zgjedhjet e reja.

“Nesër është dita 102, pastaj 103, 104 … Deri në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkaq dje Kurti ka thënë se pas zgjedhjes së tij si kryeministër, ai ka filluar me vendime e veprime për ndaljen e korrupsionit.

“Kabinet i vogël e paga të vogla, sepse jemi vend i vogël. Kemi nisur si kabinet i ri një kulturë të re të qeverisjes, punojmë për të shërbyer qytetarët, e nuk punësohen të afërmit për të sunduar popullin”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka thënë se gjatë këtyre 100 ditëve kanë marrë 192 vendime./Telegrafi/