LAJMI I FUNDIT:

​Macet pa simptoma përhapën COVID-19 te macet e tjera në testin laboratorik

​Macet pa simptoma përhapën COVID-19 te macet e tjera në testin laboratorik

Macet mund të përhapin coronavirusin e ri te macet e tjera pa pasur asnjë simptomë paraprake, sugjeron një eksperiment laboratori.

Shkencëtarët që drejtuan punën thonë se kjo tregon nevojën për më shumë hulumtime nëse virusi mund të përhapet përsëri nga njerëzit te macet dhe anasjelltas.


Ekspertët e shëndetit e kanë minimizuar mundësinë e kësaj deri më tash.

Shoqata Mjekësore Veterinare në SHBA tha se një kafshë që mund të infektohet qëllimisht në një laborator “nuk do të thotë se do të infektohet lehtë me të njëjtin virus në kushte natyrore”.

“Çdokush i shqetësuar rreth këtij rreziku duhet të përdorë “higjienën e sensit të përbashkët”, tha eksperti për viruse Peter Halfmann.

“Mos i puthni kafshët tuaja shtëpiake dhe mbani sipërfaqet të pastra për të zvogëluar shanset për të kapur ndonjë virus”, tha ai.

Ai dhe kolegët e tij në Universitetin e Wisconsin, Shkolla e Mjekësisë Veterinare, drejtuan eksperimentin në laborator dhe botuan rezultatet të mërkurën në New England Journal of Medicine.

Studiuesit morën coronavirusin nga një pacient njerëzor dhe infektuan tre mace. Çdo mace ishte vendosur më pas me një mace tjetër që ishte pa infeksion. Brenda pesë ditëve, coronavirusi u gjet te të tri kafshët e ekspozuara.

Asnjë nga gjashtë macet nuk ka treguar ndonjëherë ndonjë simptomë.

Muajin e kaluar, dy mace shtëpiake në pjesë të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut u testuan pozitive për coronavirusin. Ato mendohet se e ishin infektuar nga njerëzit në shtëpitë ose lagjet e tyre.

Disa tigra dhe luanë në kopshtin zoologjik Bronks gjithashtu kanë dalë pozitivë me coronavirus.

Këto raste dhe eksperimenti i ri laboratorik tregojnë se “ekziston një nevojë e shëndetit publik për të njohur dhe hetuar më tej zinxhirin e mundshëm të transmetimit njeri-mace, thonë autorët.

Udhëzime nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thonë se bazuar në informacionin e kufizuar të disponueshëm deri më tani, rreziku i kafshëve shtëpiake për përhapjen e coronavirusit te njerëzit “konsiderohet të jetë i ulët”.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori