LAJMI I FUNDIT:

Shteti i Maqedonisë do të fitojë mbi një milion euro nga gjobat ndaj qytetarëve

Shteti i Maqedonisë do të fitojë mbi një milion euro nga gjobat ndaj qytetarëve

Gjykata Penale e Shkupit informon se deri në fillimin e kësaj jave tek ata janë zgjedhur 447, nga gjithsej 471 lëndë për 544 persona, të cilët nuk e kanë respektuar orën policore dhe masat e izolimit dhe vetizolimit.

Nga Gjykata Penale thonë se deri tani nuk është sjell asnjë aktgjykim për këto lëndë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve nga gjykata, të gjithë 544 personat janë gjobitur me nga 2 mijë euro ose më shumë.


Deri të hënën janë dorëzuar 20 ankesa për këto dënime dhe për të njëjtat është caktuar gjykim, ndërsa për të tjerat ka akoma afate ligjore.

“Deri tani nuk ka asnjë aktgjykim të plotfuqishëm”, thonë nga Gjykata Penale.

Ndryshe, sipas llogaritjeve, nëse realizohen të gjitha lëndët që janë hapur deri tani, shteti do të fitojë mbi një milionë euro nga dënimet e shqiptuara ndaj qytetarëve në kohën e pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori