Presidenti polak Andrzej Duda ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, në të cilën, politika ruse listohet si kërcënuesi kryesor i sigurisë. Ceremonia e nënshkrimit të strategjisë u zhvillua në pallatin presidencial dhe u transmetua nga televizionet polake.
Kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare polake, Pavel Soloh, i cili luajti rolin kryesor në formimin e kësaj strategjie, ndër të tjera tha se, “kjo qasje u miratua si rezultat i një analize të hollësishme të veprimeve të Rusisë”.
Në tekstin e dokumentit kryesor polak të fushës së mbrojtjes, thuhet se kërcënimi më serioz për Poloninë është politika neo-perandorake e autoriteteve ruse, e pasuar edhe me forca ushtarake. Agresioni kundër Gjeorgjisë, aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe aktivitetet në Ukrainën lindore, kanë shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë minuar shtyllat e sistemit evropian të sigurisë, përcjell Telegrafi.
Në këtë dokument, tutje thuhet Rusia po zhvillon me intenzivitet aftësitë e saj ushtarake sulmuese dhe duke realizuar ushtrime ushtarake në shkallë të gjerë, bazuar në skenarët që supozojnë një konflikt të mundshëm me ndonjë nga vendet anëtare të NATO-së, e madje edhe përdorimin e armëve bërthamore.
Vëmendje në këtë dokument i është kushtuar edhe sulmeve kiberneike dhe dezinformimit rus, duke potencuar se Rusia kryen veprime nën pragun e luftës (të natyrës hibride), e cila paraqet rrezikun e shpërthimit të një konflikti dhe ndërmerr veprime shumëpalëshe dhe gjithëpërfshirëse duke përdorur mjete jo-ushtarake (sulme kibernetike, dezinformimin) për të destabilizuar strukturat e shteteve dhe shoqërive perëndimore, si dhe për të krijuar përçarje midis aleatëve.
Sipas strategjisë, përgjigja kryesore ndaj këtij kërcënimi duhet të jetë forcimi i lidhjeve me NATO-në, vendosja e aleatëve në territorin polak dhe sjellja e nivelit të shpenzimeve të mbrojtjes deri në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës