LAJMI I FUNDIT:

Rahovec, familjarët e infermieres që ishte prekur me COVID-19 fillimisht dolën negativ- pas dy javësh dolën pozitiv

Rahovec, familjarët e infermieres që ishte prekur me COVID-19 fillimisht dolën negativ- pas dy javësh dolën pozitiv

Familjarët e një infermiere nga Rahoveci e cila punonte në Spitalin e Prizrenit e që ishte prekur  nga COVID-19, para disa ditësh u testuan dhe rezultatet e tyre dolën negative, mirëpo në ri-testim edhe ata u konfirmuan se janë të prekur nga virusi.

Por, pozitiv në COVID-19 nuk doli babai i saj, për të cilin para disa ditësh IKSHPK tha se ai ishte prekur nga virusi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Rahovecit, Saimir Mustafa.


“Herën e parë kur iu është bërë testimi kanë dalë negativ, më 25 prill, babai i saj ka dalë pozitiv ndërsa familjarët kanë dalë negativ, kurse pas ri-testimit që e kanë bërë dje prindi ka dalë negativ e tjerët pozitiv”, deklaroi ai.

Në Komunën e Rahovecit deri tani janë konfirmuar 28 raste me coronavirus, ndërsa gjithsej në Kosovë janë 927 raste, kurse numri i personave të shëruar ka arritur në 671.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe mbajtjen e maskave.

IKSHPK ka theksuar se virusi gjendet ende në mesin tonë, prandaj qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori