Ndonëse mësimi në distancë për shkak të përhapjes së pandemisë ende është duke vazhduar, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami thotë se ashtu siç do mbahet testi i maturës, do të mbahet edhe testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.
Bajrami në një intervistë për KosovaPress, derisa e konsideron të suksesshëm projektin për mësimin në distancë, thotë se ky vit shkollor do të shtyhet për ditët e humbura për shkak të mbylljes së shkollave për arsye të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Mund të themi se është një projekt i cili mund të quhet i suksesshëm dhe konsiderojmë që deri në këtë pikë ne kemi arritur objektivat të cilat i kemi vu vetës si Ministri e Arsimit në bashkëpunim me të gjitha drejtorit komunale në gjithë territorin e Kosovës. […] Ne kemi pasur një shkëputje prej disa ditëve për shkak se më 11 mars qeveria e Republikës së Kosovës mori vendimin që nga 11 marsi të bëhet mbyllja e përkohshme e mësimit domethënë ndërprerja e mësimit në shkolla më 18 mars ne kemi filluar video-xhirimet ndërsa transmetimi ka filluar diku me 23 mars është kjo periudhë që e kemi humbur. Ne në fakt për klasat 1 deri 9 kemi prodhuar video materiale sipas kurrikulës dhe plan programit janë përpunuar të gjitha ato njësi të cilat do transmetohen. Përveç ditëve të humbura viti shkollor në distancë duhet të përfundojë sipas kalendarit të paraparë edhe në udhëzimin administrativ por edhe në vendimet e MASHTI-t. Pra mund të shtyhet vetëm për ditët e humbura përndryshe do të përfundoi me kohë”, tha ai.
Ministrja e Arsimit thotë se gjatë këtyre ditëve do të merret vendimi për testin e arritshmërisë, të cilin e sheh të nevojshëm për orientimin e nxënësve nëpër shkolla.
“Brenda kësaj jave ose gjatë javës tjetër do të merret vendim edhe për testin e arritshmërisë. Neve na duhet një vlerësim formal nga ekspertë dhe zyrtarë të Ministria e Arsimit për të parë se testi a duhet të mbahet ne vlerësime të tilla nuk kemi. […] Testi i arritshmërisë para se gjithash e bënë njëfarëlloj orientimi të nxënësve nëpër shkolla sepse pikërisht në bazë të arritjes që ata kanë orientohen mandej nëpër shkolla të ndryshme, qoftë te gjimnazet sepse ju e dini që shikohen pikët e arritjes nëpër lëndë të ndryshme dhe varësisht prej asaj mund të regjistrohet nxënësi diku. Kështu që është i nevojshëm të mbahet. Ne do bëjmë përpjekje që brenda javës t’i njoftojmë nxënësit dhe besoj që testi do të mbahet nuk ka vendim që ky test të mos zhvillohet këtë vit. Ndërsa, për vitet e tjera MASHT do bëjë vlerësim për të gjitha testet për të parë që me të vërtetë këto teste a kanë vlerë të shtuar në proces të sistemit arsimor”, theksoi ai.
E para e Arsimit në vend dha edhe detaje për mbarëvajtjen e testit të maturës i cili është planifikuar të mbahet në javën e parë të muajit korrik.
“Testi i maturës do jetë më i kompresuar. Kemi vendosur që prej 200 pyetjeve sa kanë qenë viteve tjera të jenë vetëm 100 pyetje të mos zhvillohet në dy raunde por vetëm një raund. Të zhvillohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës në të njëjtën datë dhe në të njëjtën ditë. Do të përmbajë pyetja nga gjuha amtare , gjuha angleze, matematika dhe një lëndë zgjedhore që e zgjedhin nxënësit. Nuk do ketë asnjë pyetje nga përmbajtja e mësimeve që janë zhvilluar në distancë. […] Do jetë nëpër shkolla mund t’i shfrytëzojmë edhe hapësirat e universiteteve. Do i respektojmë në përpikëri rekomandimet e IKSHP-së“, theksoi Bajrami.
Derisa e pranon që mësimi në distancë nuk e zëvendëson atë në shkolla, Bajrami thotë se përmes udhëzimit për vlerësim nuk do ketë telashe për mënyrën e vlerësimit.
Për shkak të ndërprerjes së mësimit në Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID19, që nga 23 marsi i këtij viti ka filluar mësimi online. Kësaj radhe nxënësit po i ndjekin mësimet nga televizori dhe jo siç është mësuar ta dëgjojë mësuesen e saj në shkollë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri