LAJMI I FUNDIT:

Më 21 maj kthehen 66 kosovarë nga Dubai

Më 21 maj kthehen 66 kosovarë nga Dubai

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ka njoftuar se 66 kosovarë do të kthehen në Kosovë, më datën 21 maj.

Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi bën të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me dikasteret tjera, kanë aprovuar kërkesën e tyre për transfer përmes bashkëpunimit me Ambasadën e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.


“Konkretisht, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Neve Qeveria shqiptare dhe Fly Dubai na kanë ofruar mundësinë që gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen në këtë udhëtim dhe Fly Dubai e ka hap sportelin për shitjen e biletave. Të gjithë 66 qytetarët (edhe të tjerë nëse s’janë lajmëruar por që janë urgjente) që kanë kërkuar të transferohen luten që të përgatiten dhe të organizohen për fluturim Dubai-Tiranë”, thuhet në njoftim.

Tutje ambasada ka treguar se ku mund të informohen qytetarët për fluturimin.

“Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe momentin që do të blini biletën, duhet të dërgoni me email pranë Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, detajet tuaja si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizojë transferin pastaj për në Kosovë. Adresa e emailit është: embassy.uae@rks-gov.net”, vijon njoftimi.

Ndryshe, çdo qytetarë që kthehet në Kosovë është i detyruar të qëndrojë në Qendrën Studentore e cila është shndërruar në karantinë për shtatë ditë, ku më pas do të testohen për të kuptuar nëse janë prekur nga virusi COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori