LAJMI I FUNDIT:

Gruaja lindi foshnjën, pastaj ecën 160 kilometra me fëmijën e saj të porsalindur rrugëve të Indisë

Gruaja lindi foshnjën, pastaj ecën 160 kilometra me fëmijën e saj të porsalindur rrugëve të Indisë

Një grua shtatzënë që udhëtonte nëpër Indi në këmbë ndërpreu rrugëtimin e saj për të lindur dhe pastaj vazhdoi të ecte për 160 kilometra të tjera me fëmijën e saj të porsalindur.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk dihet nga CNN, po ecte me burrin e saj dhe katër fëmijët e tjerë nga qyteti Nashik, në Maharashtra, në qytetin Satna në shtetin fqinj të Madhya Pradesh, përcjell Telegrafi.

Diku përgjatë udhëtimit, gruaja ndaloi dhe lindi një vajzë foshnje.


Disa ditë më vonë, ajo u ndalua nga Kavita Kanesh, një zyrtare në një pikë kontrolli në Madhya Pradesh.

“Ajo vetëm pushoi për rreth dy orë pasi ajo lindi foshnjën. Familja nuk kishte para, asnjë mjet transporti, askush nuk u dha atyre ndihmë”, i ka thënë Kanesh CNN.

Kanesh ka bërë të ditur që foshnja ka lindur më 5 maj, katër ditë para se të arrinin në pikën e kontrollit.

Familja ishte larguar nga Nashik sepse nuk kishin ku të jetonin dhe bllokimi i coronavirusit të vendit i kishte lënë ata pa asnjë mënyrë për të fituar para, sipas Kanesh.

Kanesh i tha CNN se kishte rregulluar që gruaja të çohej në një strukturë karantine dhe të merrte trajtim mjekësor.

Ndryshe, mijëra punëtorë migrantë kanë provuar të largohen nga qytetet indiane dhe të kthehen në fshatrat e tyre që kur hynë në fuqi kufizimet e vendit, si pasojë e coronavirusit.

Për shkak të mbylljes së gjerë të transportit publik, disa madje janë detyruar të bëjnë udhëtimet në këmbë.

India deri më tani ka regjistruar më shumë se 78,000 raste të coronavirusit dhe 2.551 vdekje, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori