Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, partia e tij dhe LDK-ja do të duhej të bënin koalicion të ri.
Haliti ka thënë se këto dy parti do të duhej të bashkoheshin për të ndarë detyrat për të ardhmen e vendit e “të mos ndanin pushtetin për interesa partiake e personale”.
“Për të qenë realist, në atë që e mendoj është se PDK-ja dhe LDK-ja do të duhej të bënin koalicion dhe do të duhej të mos merreshin me ministritë kujtdo çka i bie e me tendera e me borde e të mos ndahej pushteti për interesa partiake e personale, por të ndanin detyrat dhe të merreshin vesh për të ardhmen e vendit”, ka thënë ai, në emisionin DESKU të KTV.
Ai ka thënë se nëse formohet Qeveria Hoti, koalicioni LDK-AAK-Nisma-AKR nuk do të udhëheqë gjatë me vendin. Sipas tij, kjo duke u bazuar në “apetitet për pushtet”.
“Meqenëse nuk u bë dhe me sa po e shoh nuk bëhet, gjithçka mund të ndodhë, e shoh të mundshme që pas tre muajve kur të përfundojë kjo, edhe Qeveria e re të bie. Ka shumë të çara koalicioni, e shoh të vështirë funksionimin, duke parë apetitet për pushtet. Duhet ditur pse lypset pushteti”, ka shtuar ai.
Haliti ka thënë se ka pritur që Qeveria Kurti të zgjaste të paktën deri në shtator e të mos rrëzohej për vetëm 50 ditë pushtet. Ai ka thënë se kjo qeveri ka pasur gabime në fillim duke e përmendur edhe vettingun “pa ligj e pa argumente”.
Sa i përket pozicionimit të PDK-së në opozitë, Haliti ka thënë se kjo parti ka nisur të organizohet më mirë e të bëjë reformim të brendshëm.
Sipas Halitit, opozitarizmi i PDK-së ndonjëherë ngjan me të Vetëvendosjes, por sipas tij, “këto ndodhin”.
Se a ekziston mundësia e bashkëpunimit PDK-VV nëse formohet Qeveria Hoti, Haliti ka thënë se “edhe përpara kam thënë që në politikë nuk ka ‘kurrë jo’ e ‘kurrë jo me dikënd’”.
“Në fillim të parlamentit s’mundeshim ta shihnim njëri-tjetrin sepse ishin ashtu raportet e pas një kohë e bëmë qeverinë bashkë. E bëmë Bajram Rexhepin kryeministër. Tash mendoj që partitë duhet t’i ndërpresin retorikën dhe luftën e panivel. Duhet të gjejnë mekanizëm. E kanë provuar që të ulen të gjithë rreth tavolinës. Duhet të ulen vetë. Një mekanizëm duhet të funksionojë për t’i zgjidhur problemet veçanërisht çështjen e dialogut, çështjen e ekonomisë, arsimit e të punësimit. Kemi shumë fjalë, por mendoj se duhet të punojmë shumë që të krijojmë mundësi shtesë për t’i ndihmuar mekanizmave të shtetit”, ka shtuar ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur – dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe