LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Zyrtarët e korruptuar piskasin “Amelika, Amelika”

Kurti: Zyrtarët e korruptuar piskasin “Amelika, Amelika”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen, ku ministrat në detyrë raportuan për 100-ditëshin e punës së tyre, pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, kryeministri në detyrë, Albin Kurti mbajti konferencë për medie, në të cilën iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai u pyet se si e komenton faktin se po flitet që në qershor Republika e Kosovës do të ketë një qeveri të re me kryeministër, Avdullah Hotin.

“Aktgjykimin e Gjykatës Kuhstetuese do ta presim në detyrë e me punë të shumta e posaqërisht sa i përket luftimit të pandemisë së coronavirusit, meqë rast menaxhimi i deritanishëm ka enë shembullor. Por në veçanti u bëj thirrje qytetaRëve që të vazhdojnë ta ruajnë kulturën e përgjegjësisë e disiplinës. Ndërkaq zyrtarëve të ndryshëm shtetëror, u bëj thirrje që kurrsesi të mos e shpallin fitoren, sepse nuk ka vend për triumfalizëm dhe nuk mund ta humbim këtë lojë tashmë gati të fituar, në 10 minutat e fundit të ndeshjes”, u shpreh Kurti.


Kurti gjatë konferencës u pyet edhe në lidhje me shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Civil të Kosovës, Eset Berisha, i cili ka thënë se arsyeja e fshehur e shkarkimit të tij lidhet me nënshkrimin e letrës së synimit me kompaninë ajrore Lufthansa për linjën Prishtinë-Beograd në Ambasadën e SHBA-ve në Berlin.

Kurti mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se është një vendim prej 14 faqesh ku arsyetohet vendimi për shkarkimin e Eset Berishës.

“Dua të them që ka një vendim 14 faqësh i cili e arsyeton këtë shkarkim dhe ai vendim duhet të lexohet nga të gjithë ata që interesohen dhe unë uroj që sa më shumë njerëz të interesohen për këtë. Askund në atë vendim nuk përmendet justifikimi i Berishës, pra nuk ka të bëjë me atë që thotë. Përkundrazi duhet ta kuptoni që emërimi i tij ka qenë i kundërligjshëm, pasi ai nuk e ka përvojën e mjaftueshme të punës siç e ka prezantuar dhe janë një mori shkeljesh të detyrave profesionale nga ana e tij”, u shpreh Kurti.

Kryeministri në detyrë ka thënë se zyrtarët e korruptuar kërkojnë të mbrohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa herë që atyre u cenohen interesat.

Kurti flet për parapërgatitjet për protesta: Nuk i inkurajojmë qytetarët për tubime
Lexo po ashtu Kurti flet për parapërgatitjet për protesta: Nuk i inkurajojmë qytetarët për tubime

Ai ka deklaruar se SHBA-të nuk i mbrojnë të korruptuarit, derisa ka shtuar se nuk e ka marrë asnjë kritikë nga SHBA-të për shkarkimet e bordeve ose menaxhmenteve që kanë ndodhur prej se ai është në krye të Qeverisë.

“E tash, besoj e keni vërejtur të gjithë këtë dukuri. Sa herë që këtyre zyrtarëve të korruptuar qeveria jonë dhe e juaj e mirë ua cenon interesat korruptive fillojnë e piskasin ‘Amelika, Amelika’. E keni vërejtur se si orvaten ta keqpërdorin Amerikën sa herë që ua përmend korrupsionin. SHBA-të nuk i mbrojnë më të korruptuarit, ka kaluar çfarëdo kohe e imagjinuar e ndokujt që mund të gjejë strehim te SHBA-të për shkak të korrupsionit vendor. SHBA-të nuk i kanë thënë askujt ‘vidhe popullin tënd’. Nuk kam asnjë kritikë nga SHBA-të pse kemi bërë këto shkarkime të bordeve të drejtorëve, apo menaxhmenteve të korruptuara – asnjë kritikë. E vetmja kritikë më vjen prej këtyre të shkarkuarve, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori