LAJMI I FUNDIT:

​Brukseli pa rekomandime për testet dhe ‘pasaportat’ për coronavirus

​Brukseli pa rekomandime për testet dhe ‘pasaportat’ për coronavirus

Komisioni Evropian thotë se testet për COVID-19 dhe “pasaportat corona”, nuk janë një mënyrë e besueshme për të provuar mungesën e infeksionit me coronavirus, dhe se ato nuk janë pjesë e rekomandimeve të Brukselit për rivendosjen e lirisë së lëvizjes dhe udhëtimit ndërkufitar.

Kur bëhet fjalë për testet COVID-19 që kryhen në kufij ose janë të domosdoshme pak para udhëtimit, zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Margrethe Vestager, thotë se nuk ka prova shkencore të besueshmërisë së tyre.

“Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që do të konfirmonte në mënyrë të sigurt nëse njerëzit janë të infektuar apo jo, ose nëse ata mund të jenë infektuar pas testimit. Kjo është arsyeja pse testet nuk janë pjesë e rekomandimeve tona,” tha Vestager.


Komisioni Evropian vlerëson se testet që do të konfirmojnë imunitetin ndaj virusit të koronës janë të pamjaftueshme për momentin.

“Organizata Botërore e Shëndetit dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nuk rekomandojnë dokumente imuniteti për COVID-19”, shpjegoi Komisioni.

Futja e dokumenteve të tilla mund të inkurajojë njerëzit që me qëllim të infektohen me COVID në mënyrë që të jenë në gjendje të udhëtojnë më vonë.

Në vend të testeve dhe “pasaportave të coronavirusit”, KE thekson se është e rëndësishme të zbatohen masa për kontrollin e situatës epidemiologjike, gjendjen e sistemeve shëndetësore, rritjen e kapaciteteve të testimit dhe monitorimit dhe, më e rëndësishmja, t’i përmbahen masave fizike dhe distancës fizike. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Rubio ‘zbarkon’ në Panama ndërsa Trump kërcënon të 'marrë përsëri' kanalin

Amerika
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Kalo në kategori