FIFA ka vendosur të anulojnë çmimet e tyre për më të mirët këtë vit shkaku i bllokimit të futbollit për disa muaj shkaku i pandemisë së coronavirusit.
Ceremonia do të zhvillohej në Milano në muajin shtator, por kjo nuk do të ndodhë më për shkak të pandemisë coronavirus të njohur si Covid-19.
Kjo do të thotë që emra si Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo nuk do të mund të pranojnë çmimin e lakmuar të “lojtarit më të mirë”, i cili do të lihet bosh këtë vit.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë i qartë që nga fillimi i kësaj pandemie se çështjet do të merren me përdorimin e sensit të përbashkët dhe kujdes paraprak maksimal.
FIFA tashmë ka pezulluar Kupat Botërore të Femrave nën 20 vjeç dhe nën 17 vjeç deri në shkurt të vitit 2021, si dhe Kupën Botërore të Futsallit deri në vitin 2021.
Konkurrenca e vetme e FIFA-s që nuk është pezulluar ende është Kupa Botërore e Klubeve, e cila është vendosur të zhvillohet në Abu Dhabi në dhjetor.
Një vendim logjik
Duke pasur parasysh se sezonet e futbollit në të gjithë globin janë pezulluar dhe, në disa raste, janë anuluar krejt, nuk ka pasur arsye për të mbajtur një ceremoni çmimesh këtë vit.
Si arsye sportive për anulimin e ceremonisë, Infantino nuk mendoi se një mbrëmje feste ishte gjëja e duhur për të bërë gjatë pandemisë.
Sa i përket Këpucës së Artë Evropiane, kjo nuk varet nga FIFA dhe ka dyshime nëse do të jepet këtë sezon. Lojtarët si Kylian Mbappe nuk do të jenë në gjendje të përmirësojnë shifrat e tyre sepse sezonet e tyre të brendshme tashmë janë anuluar.
Ndërkohë, France Football ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjnë me ceremoninë e Topit të Artë, e cila mbahet çdo vit që nga viti 1956.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s do të mbahet në Monaco në fund të gushtit, së bashku me shortin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pa një datë të caktuar fillimi për Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, këto çmime do të duhet të presin derisa të zhvillohet shorti. Ideja është që të fillojnë fazat grupore të sezonit të ardhshëm në tetor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'