LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet protokolli për donacionin e ri norvegjez për Maqedoninë e Veriut

Nënshkruhet protokolli për donacionin e ri norvegjez për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe atasheu norvegjez për mbrojtje Egil Daltveit nënshkruan Protokoll për donacionin norvegjez për Maqedoninë së Veriut në material konsumues mjekësor në vlerë prej 100 mijë eurove.

Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, këto mjete janë plotësim i 200 mijë eurove që Norvegjia tashmë i ka siguruar përmes Agjencisë për mbështetje dhe furnizim të NATO-s.

Siç qëndron në komunikatë, shuma totale prej 300 mijë eurove do të përdoret për të siguruar pajisje mjekësore dhe pajisje për spitalin mobil ROLE 2 MTF, i cili është gjithashtu donacion nga Norvegjia, dhe të cilin Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e kanë ngritur pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Shkup, me çka u siguruan 130 deri në 200 shtretër shtesë spitalor.


“Hapi i Norvegjisë është një tjetër në serinë e shembujve pozitivë të ndihmës dhe mbështetjes së anëtarëve të NATO-s për Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një mirëseardhje e sinqertë për vendin tonë në Aleancë”, thuhet në komunikatën e ministrisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori