LAJMI I FUNDIT:

Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës

Publikohet lista e muzikantëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita Ora para Dua Lipës
Rita Ora dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Rihanna ka bërë paraqitjen e saj debutuese në listën e famshme të ashtuquajtur “The Sunday Times Rich List”, me një pasuri të vlerësuar prej 468 milionë dollarësh.

Ylli i muzikës pop, e cila tani banon në Londër, ka lënë prapa emrat si Elton John dhe Mick Jagger për të pretenduar vendin e tretë në listën e muzikantëve më të pasur të Britanisë së Madhe.


Andrew Lloyd Webber dhe Paul McCartney janë të parët në listë, me pasuri prej 800 milionë funtesh, shkruan BBC.

Fitimet e Rihannës janë kryesisht për shkak të markës kozmetike “Fenty Beauty”, ku pjesa e saj prej 15 për qind të aksioneve raportohet se vlen rreth 351 milionë funte.

Rihanna (Foto: Aaron J. Thornton/Getty Images/Guliver)

“Ajo disi na kapi në befasi”, thotë Robert Watts, i cili përpilon listën vjetore të “Sunday Times” për muzikantët më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.

“Shumë pak njerëz e dinin që ajo jetonte në Mbretërinë e Bashkuar deri në verën e vitit të kaluar. Tani ajo është mirë e vendosur të jetë muzikantja e parë që arriti statusin e miliarderes në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Robert për BBC.

Ndikimi i coronavirusit

Rihanna, e cila mbushi 32 vjet në shkurt, është një përjashtim rinor midis muzikantëve më të pasur të Britanisë, shumica e të cilëve arritën të bëjnë famë në vitet 1960 dhe ‘70.

Ndër 40 fituesit më lartë të renditur, vetëm Ed Sheeran dhe Adele janë më të rinj, me pasuri prej 200 milionë dhe 150 milionë respektivisht.

Më tej poshtë listës, ka hyrje të reja për gjeneratën e ardhshme të yjeve të pop-it, me Dua Lipën, 24 vjeçare, dhe George Ezra, 26 vjeçare, ku secila prej tyre thuhet se ka pasuri në vlerë 16 milionë funte.

Pasuria e Dua Lipës vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Interpretuesi i muzikës së teatrove, Lord Lloyd-Webber, 72 vjeç, është ylli i vetëm në listë i cili ka shënuar rënie, duke llogaritur se mbyllja e teatrove për shkak të COVID-19 në West End dhe Broadway tashmë ka fshirë 20 milionë më pak nga pasuria e tij.

Në të kundërt, Sir Paul merr një rritje prej 50 milionë funtesh për financat e tij, falë një turneu fitimprurës botëror dhe librit të tij të parë për fëmijë “Hey Grandude! ”, i cili kryesoi listën e librave më të shitur të New York Times vitin e kaluar.

Turneu i lamtumirës së Sir Elton gjithashtu shtoi 40 milionë funte në pasurinë e tij, duke e vendosur atë në vendin e katërt; ndërsa ylli i “Rolling Stone”, Sir Mick vjen i pesti me radhë me 285 milionë funte.

Pasuria e Rita Orës vlerësohet të jetë rreth 20 milionë dollarë (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Ed Sheeran kryesoi listën e muzikantëve të rinj (të moshës 30 vjeç ose më poshtë), me 40 milionë funte në pasurinë e tij të përgjithshme pasi përfundoi një turne botëror me 255 data në gushtin e kaluar. Harry Styles zuri vendin e dytë, me një pasuri prej 63 milionë funtesh.

Ndërkohë, Rita Ora është e nënta në listën e muzikantëve më të pasur të moshës më të rinj se 30 vjeç, me një pasuri prej 20 milionë funtesh, duke lënë kështu prapa shqiptaren tjetër të famshme Dua Lipa, e cila renditet në vendin e 11-të me 16 milionë funte pasuri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

I penduar, Meriton Mjekiqi i kërkon falje publike ish-banores së Big Brother VIP Albania

Magazina
Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Kendall Jenner publikon një fotografi ‘topless’, pasi nxiti thashethemet e pajtimit me Bad Bunny

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Kalo në kategori