LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Qeveria ka miratuar pakon e parë për zbutjen e masave

Spasovski: Qeveria ka miratuar pakon e parë për zbutjen e masave

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp informoi se në seancën e sotme të qeverisë u miratua pakoja e parë për zbutjen e masave kundër coronavirusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Spasovski tha se nga Komisioni kemi tregues të qartë që kemi ulje të pandemisë. Zbutja do të bëhet në faza dhe me kujdes. Në çdo fazë do të kemi vlerësime të veçanta para se të kalohet në tjetër.

“Qeveria miratoi planin për zbutjen e masave e cila do të bëhet në tri faza. Faza e parë hapja e kompanive për punë dhe uljen e ndalesës së lëvizjes. E dyta puna do të bëhet sipas protokolleve dhe msave dhe faza e tretë do të thotë kthim në procesin e plotë të punës.


Nga nesër do të fillojnë të punojnë autoshkollat, qendrat tregtare, palestrat sportive, do të lejohet organizimi i seminareve.

Ai tha se ngjarjet do të organizohen në numër të kufizuar të qytetarëve, që të ketë mundësi për distancë prej 1.5 deri 2 metra dhe do të mbahen maskat. Mjetet e dezifektimit do të jenë të detyrueshme./Telegrafi/