LAJMI I FUNDIT:

Mijëra vaksina shpërndahen nga ajri kundër tërbimit të kafshëve

Mijëra vaksina shpërndahen nga ajri kundër tërbimit të kafshëve

Sot ka nisur faza e re e shpërndarjes nga ajri të vaksinave kundër tërbimit të kafshëve.

Për pesë ditë radhazi, këto vaksina do të shpërndahen me aeroplanë në tërë territorin e Kosovës.

Kjo është faza e pestë e fushatës së vaksinimit kundër tërbimit, si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje në tërë Ballkanin Perëndimor dhe do të zgjasë deri më 15 maj.


Për të arritur një imunizim të plotë të dhelprave nga tërbimi, ekspertët vlerësojnë se është e nevojshme që vaksinime të tilla të bëhen për disa vite rresht.

Agjencia i Ushqimit dhe Veterinës si përfituese e këtij projekti është drejtpërdrejtë përgjegjëse për monitorimin e zbatimit dhe vlerësimin e ndikimit në uljen e rrezikut të sëmundjes së tërbimit te kafshët.

Pjesë e kësaj fushate të vaksinimit janë disa aeroplanë, që përmes makinerive speciale dhe hartave të sakta do të shpërndajnë edhe mijëra vaksina karrem brenda kësaj periudhe 5 ditore.

Vaksinimi kundër tërbimit po bëhet tek dhelprat, pasi këto kafshë janë burimi kryesor i kësaj sëmundjeje me pasoja fatale që transmetohet edhe te qentë dhe te njeriu.

E mbështetur nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës është duke zbatuar një procedurë moderne, që garanton vaksinimin e sigurt te dhelprat, kurse i tërë procesi i shpërndarjes se vaksinës po kryhet nga ajri dhe në mënyrë të kontrolluar.

Përmes kësaj fushate vetëdijesimi, e cila ka filluar para disa ditëve në mediat publike dhe private, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar për datat e sakta të fushatës dhe procesin në terren.

Ky institucion ka apeluar vazhdimisht që gjatë kësaj periudhe apo më vonë, nëse banorët e zonave rurale gjejnë vaksina afër vendbanimeve, të mos i prekin ato, të mos i hapin apo të mos ua japin kafshëve të tyre, pasi mund të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Implementimin e këtij projekti po e bën konsorciumi kosovaro-çek, N.T.SH “Fauna dhe Bioveta”.

Kohëzgjatja e projektit do të jetë deri në tetor të vitit 2020 dhe vlera e tij sillet në rreth 1 milion euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori