LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Mirënjohje pa fund për infermierët

Haradinaj: Mirënjohje pa fund për infermierët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëisë, duke përmendur edhe sakrificën e tyre në kohë pandemie, ku po qëndrojnë në vijën e parë të frontit.

Haradinaj ka thënë se kontributi i tyre në çdo kohë ka qenë i çmuar në luftimin e shumë sëmundjeve.

“Dita Ndërkombëtare e Infermierëve këtë vit na gjen më ndryshe. Infermierët në Kosovë dhe gjithandej globit janë vënë në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë Covid-19. Pavarësisht ekspozimit të përditshëm ndaj rrezikut, ata po bëjnë të pamundurën në shërbim të shëndetit publik. Infermierët kanë dhënë kontribut të çmuar në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve në çdo kohë, dhe kanë demonstruar humanizëm e përkushtim të madh, duke punuar me vullnet e vetmohim, si dhe durim të pakusht në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, shkruan Haradinaj.


Ai shprehu mirnjohjen e tij për kujdesin që infermierët tregojnë për qytetarët në ditët më të vështira.

“Mirënjohje pa fund për kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm për njerëzit në ditët më të vështira të jetës së tyre”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/