Gjatë muajit prill, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për produktet ushqimore dhe mjekësore, kurse rënie ka pasur në çmimet e derivateve të naftës.
Ndërsa, inflacioni mujor për këtë periudhë ishte minus 0.3 për qind, kurse ai vjetor u rrit për 0.3 për qind.
Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, prill 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Inflacioni mujor i matur nga IHÇK ishte minus 0.3 për qind në muajin prill 2020. Indeksi pësoi rënie në një mesatare prej 0.3 për qind në muajin prill 2020, krahasuar me muajin mars 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të perimeve me 1 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 9.5 për qind, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej minus 0.7 për qind në IHÇK. Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat me 0.4 për qind, mishi me 0.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 1.8 për qind, pemët me 6.5 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 0.7 për qind, pijet alkoolike me 1 për qind, produktet mjekësore, aparaturat dhe pajisjet me 1.4 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Ndërkaq, sipas ASK-së, ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK.
“Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3 për qind. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë për bukën dhe drithërat me 2.1 për qind, mishi me 2.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 6 për qind, vajrat dhe yndyrërat me 2.1 për qind, pemët me 15.9 për qind, sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat me 4.2 për qind, produktet e ndryshme ushqimore, kripërat dhe erëzat me 3.2 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 8.6 për qind, uji, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 2.3 për qind, pijet alkoolike me 1.5 për qind, enët, takëmet dhe mjetet e ndryshme të kuzhinës me 1.7 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 2 për qind, produktet mjekësore, aparaturat dhe pajisjet me 5 për qind, // shërbimet ambulatore me 7.3 për qind, blerjet e automjeteve me 1.6 për qind, shërbimet hoteliere me 2.6 për qind, sigurimet me 19.2 për qind, ngritjet e çmimeve të sigurimeve të automjeteve, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2 për qind në IHÇK. Kurse, rënie të çmimeve vërehet te perimet me 15.6 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal me 16 për qind, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej me 1.7 për qind në IHÇK”, thotë ASK.
Ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe nuk patën ndonjë ndikim në IHÇK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Përkushtimi ndaj pacientëve - historia e suksesit të KosovaMed në kujdesin paliativ sipas modelit gjerman
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova