LAJMI I FUNDIT:

Një shtetase e Shqipërisë pranon se ka kryer marrëdhënie në këmbim të parave, arrestohet gjakovari

Një shtetase e Shqipërisë pranon se ka kryer marrëdhënie në këmbim të parave, arrestohet gjakovari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për veprën penale ‘dhunim’.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur ditën e hënë, rreth orës 12:00, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër, shtetase e Shqipërisë, e mitur gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me të dyshuarin mashkull kosovar në këmbim të mjeteve materiale. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./Telegrafi/