LAJMI I FUNDIT:

Begaj falënderoi të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e pandemisë në Malishevë

Begaj falënderoi të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e pandemisë në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ndërsa në këtë mbledhje, i ka falënderuar të gjithë të angazhuarit, e në veçanti shtabin emergjent komunal për angazhimin e tyre në menaxhimin e pandemisë në Komunën e Malishevës.

“Kjo ka qenë një situatë krejt e re, pasi ishte hera e parë që jemi ballafaquar me një situatë të tillë, por konsideroj se situata është menaxhuar mirë dhe ju falënderoj të gjithëve për angazhimin e juaj, sepse tani e dy muaj keni qenë në krye të detyrës 24 orë në ditë dhe konsideroj se kjo situatë është menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai.


“Pavarësisht situatës së tanishme, ne nuk duhet të ndihemi komod, por përkundrazi duhet të shtojmë kujdesin dhe angazhim tonë, që situata të jetë në kontroll të plotë dhe të mos kemi raste të reja”, tha Begaj, i cili gjithashtu falënderoi të gjithë donatorët për kujdesin e treguar për Malishevën gjatë kësaj situate.

Në pas, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë, sidomos tani, pasi ka filluar të stabilizohet situata, që ti shtojnë angazhimet e tyre në realizimin e projekteve kapitale, sepse kemi mbetur pak prapa për shkak të situatës me pandeminë.

Drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për angazhimet e tyre në realizmin e projekteve dhe objektivave për këtë vit.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori