LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet pozitiv me coronavirus zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Konfirmohet pozitiv me coronavirus zyrtari i Ministrisë së Drejtësisë

Njëri nga 11 personat që kanë rezultuar sot pozitivë me coronavirus është zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmin e ka bëtë të ditur  Ministria e Drejtësisë, përmes një komunikate në rrjeti  social Facebook, u thuhet se rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.


Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

“Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së”, thuhet në njoftim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi të hënën se ka konfirmuar edhe 11 raste të reja me coronavirus.

Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë
Lexo po ashtu Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

Sipas IKSHPK-së, personat që kanë rezultuar pozitivë, janë raste kontakti: pesë nga Komuna e Vushtrrisë, tre nga Prizreni, dy nga Prishtina dhe një rast nga Ferizaj.

Ndërkohë, janë regjistruar vetëm dy raste të personave të shëruar.

Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi se gjatë ditës së hënë ka testuar gjithsej 196 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë shkon në 895; 657 pacientë janë shëruar, ndërsa 28 kanë vdekur. /Telegrafi/