LAJMI I FUNDIT:

Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi?

Pse duhet të përdorim krem kundër diellit edhe kur jemi shtëpi?

Kremi na mbron nga rrezet e diellit dhe krijon një pengesë fizike mbi epidermën që pasqyron të gjithë dritën

Këto ditë më shumë se kurrë, për shkak të pandemisë globale të coronavirusit, izolimi në shtëpi ka qenë stili i jetës i shumëkujt prej nesh! Por, përtej kësaj panorame aspak normale, janë disa zakone të kujdesit për veten, lëkurën e trupin që nuk duhet të na shpëtojnë pavarësisht rrethanave të kushtëzuara në të cilat jemi

Kështu, një prej pyetjeve tipike me të cilën po përballen pjesa dërrmuese e dermatologëve në botë sot është kjo: a duhet përdorur kremi i diellit edhe gjatë kohës sonë të qëndrimit mbyllur në shtëpi?!


Duhet të dimë fillimisht që janë rrezet UVA ato që i bëjnë “gjëmën” lëkurës! Sepse ato janë rreze të gjata dhe mund të depërtojnë nëpër dritare e rrjedhimisht arrijnë deri tek lëkura jona.

Pra, është e nevojshme të përdorim krem mbrojtës me faktor kundër diellit edhe gjatë kohës së qëndrimit në shtëpi, thonë ekspertët.

Pra, është e nevojshme të përdorni një krem, por cilin duhet të zgjidhni?

Duke marrë parasysh që brenda mureve të shtëpisë ekziston edhe “rrezatimi” i dritës blu, që mund të gjenerojë radikale të lira që dëmtojnë lëkurën duke shkaktuar njolla dhe rrudha, do të duhen formulime antioksiduese.

“Meqenëse nuk ka hulumtime të mjaftueshme se si të bllokoni dritën blu, unë sugjeroj përdorimin e kremit kundër diellit që përmban përbërës bllokues mineral, siç është oksidi i zinkut, i kombinuar me një serum antioksidues që do t’ju mbrojë nga rrezet UVA dhe gjithashtu mund të jetë i dobishëm për bllokimin e dritës blu”, thotë Dr. Joshua Zeichner nga Spitali Mount Sinai në New York, shkruan Class.

Pse krem me përbërës mineral? Sepse ky lloj kremi na mbron nga rrezet e diellit dhe krijon një pengesë fizike mbi epidermën që pasqyron të gjithë dritën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori