LAJMI I FUNDIT:

Tekashi 6ix9ine thyen rekord në Instagram Live, lë pas Drake dhe Tory Lanez

Tekashi 6ix9ine thyen rekord në Instagram Live, lë pas Drake dhe Tory Lanez
(Foto: Bob Levey/Getty Images/Guliver)

Rrjeti social Instagram nuk ka të bëjë vetëm me postimin e fotografive, pasi gjithmonë prezanton karakteristika të tjera argëtuese.

Një nga aspektet më të njohura të nisura në vitin 2016 ishte ‘Stories’ në Instagram, duke i lejuar njerëzit të postojnë fotografi dhe video që zhduken pas 24 orësh, shkruan Hitc.


Pastaj më vonë në vitin 2016, ky rrjet social shtoi një tjetër veçori, atë të ‘Instagram Live‘. Kjo i lejoi përdoruesit që në thelb të fillojnë një rrjedhë jetese me ndjekësit e tyre. Por, kush mban rekordin për Instagram Live më të shikuar?

Tekashi 6ix9ine theu rekordin në Instagram Live

Mbrëmë (e shtunë), reperi Tekashi 6ix9ine theu rekordin për më së shumti shikues në Instagram Live. Reperi 24-vjeçar nga New Yorku vendosi të jetë drejtpërdrejt në Instagram për të folur për dënimin e tij me burg dhe për të shpjeguar sesi u lirua me kusht duke arritur shifër prej dy milionë shikuesish në kohë reale.

Kush është Tekashi 6ix9ine?

Daniel Hernandez, i njohur më mirë si Tekashi 6ix9ine, është një reper amerikan i njohur për stilin e tij agresiv të zhanrit rep, flokë me ngjyra të ndritshme të ylberit dhe sjelljen e tij misterioze.

View this post on Instagram

Suck my dick

A post shared by IM BACK AND THEY MAD (@6ix9ine) on Nov 6, 2018 at 5:40pm PST

Ai për herë të parë u bë i famshëm në 2017 kur publikoi këngën e parë “Gummo”.

Pse ishte Tekashi 6ix9ine në burg?

Në dhjetor të vitit 2019, reperi u dënua me dy vjet burg pasi ai u deklarua fajtor për kryerje të veprave penale, ndërsa ishte në një bandë të New Yorkut të quajtur ‘Nine Trey Gangsta Bloods’.

Sipas BBC News, veprat penale përfshinin mbajtjen e armës së zjarrit, sulm me armë të rrezikshme dhe komplot për vrasje. Ai fillimisht mohoi akuzat, por më pas vendosi të dëshmojë kundër anëtarëve të tjerë të bandës për të ulur dënimin e tij.

Pas vetëm katër muaj burg, ai tani është liruar për shkak të rrezikut nga coronavirusi. Reperi ka astmë të rëndë dhe do të sëmurej seriozisht nëse kontraktonte virusin në burg. Prandaj, ai po e përfundon pjesën tjetër të dënimit në shtëpi.

Drake dhe Tory Lanez mbajtën rekordin për shikueshmëri në ‘Instagram Live’

Para se Tekashi 6ix9ine të thyente rekordin në Instagram Live, më parë ky rekord u mbajt nga reperët Tory Lanez dhe Drake.

Tory Lanez filloi një seri në Instagram Live të quajtur Quarantine Radio, duke i mbajtur fansat e tij dhe përdoruesit e Instagramit të argëtuar gjatë mbylljes.

Më 31 mars, në Instagramin Live kishte 140.000 shikues në kohë reale, por kur Drake u bashkua me të, u rrit në 300.000 shikues, duke thyer të gjitha rekordet në atë kohë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha befason me deklaratën: S'kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Magazina
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Kim Kardashian e ftuar nderi në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris për të diskutuar mbi reformën në drejtësi penale

Magazina
Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Rita Ora tregon fizikun e shkëlqyer në një paraqitje sportive në TikTok

Magazina
Kalo në kategori