LAJMI I FUNDIT:

Rënie e ndjeshme e viktimave nga coronavirusi në Francë

Rënie e ndjeshme e viktimave nga coronavirusi në Francë

Prej 250 viktimave gjatë ditës së premte, numri i vdekjeve ditore gjatë ditës së djeshme ra në 81

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur gjatë ditës së djeshme, se Franca ka pasur një rënie të mprehtë të viktimave nga coronavirusi, duke regjistruar 81 viktima në 24 orë, nga 250 nga një ditë më parë, transmeton Telegrafi.

Derisa, numri i përgjithshëm i viktimave nga coronavirusi në Francë është 26,310, kurse 138,854 janë të infektuar.


Sa i përket rasteve të fundit, 77 pacientë vdiqën në spitale, ndërsa vetëm katër e humbën betejën me sëmundjes derisa ndodheshin në shtëpitë e pleqve.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në spitale, deri më tani është 16,573 dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve në shtëpi pleqsh është 9,737.

Ka rënë përsëri edhe numri i të shtruarve në spitale, ku deri ditën e djeshme janë duke qëndruar 22,547 pacientë, për 177 pacientë më pak se një ditë më herët.

Departamenti intensiv ka shënuar më pak pacientë, ku prej 2,812 janë liruar 56 pacientë, sepse kanë gjendje më të lehtë. Pavarësisht nga ashpërsia e virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë, 56,029 njerëz janë shëruar në Francë nga coronavirusi dhe janë kthyer në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë

"A doni që unë të shkoj të notoj?", Trump shkakton reagime të ashpra pas komenteve sarkastike mbi tragjedinë në Uashington

Amerika
Kalo në kategori