LAJMI I FUNDIT:

Një rast pozitiv me COVID-19 në Obiliq, Gashi apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat

Një rast pozitiv me COVID-19 në Obiliq, Gashi apelon tek qytetarët të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë rregullat

Kreu i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar se një rast pozitiv me COVID-19, është shënuar në këtë komunë.

Përmes një njoftimi Gashi thotë se i infektuari me coronavirus është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.

“Sipas informatave të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me COVID-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë. Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit”, thotë Gashi.


Ai u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet e nevojshme në mënyrë që mos të përhapet më shumë virusi.

“Nuk ka nevojë për panik, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkundër motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në mënyrë që të tejkalojmë këtë sfidë! Kujdes po, panik jo”, ka thënë Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Cili është kontributi i SHBA-së në Gjykatën Speciale?

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori