Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), kishte reaguar për gjuhën e përdorur në një status të fundit të zëvendësministrit në detyrë të Mbrojtjes dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
AGK-së i është përgjigjur Dugolli, përmes një shkrimi në Facebook.
Dugolli ka thënë se ka respekt për gazetarët, por thotë se shoqëria në Kosovë po ballafaqohet me tendenca polarizuese.
“Respektin për gazetarët dhe gazetarinë nuk ma zbehë askush. Kam punuar e bashkëpunuar shumë gjatë më gazetarë e media (koha në TMK dhe FSK), prandaj nuk mund të kem ndonjë mendim ndryshe. Mjerisht, shoqëria jonë po ballafaqohet me tendenca polarizuese të cilat po rriten çdo ditë e më shumë, prandaj në këtë rrafsh, të gjithë kemi obligim dhe përgjegjësi të kontribuojmë për sa më pak kundërshti, e mundësisht zero armiqësi”, thotë ai.
Dugolli e quan keqkuptim reagimin e AGK-së ndaj tij, porse nuk jep sqarime të detajuara lidhur me shkrimin e tij ndaj gazetarëve.
“Reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) ndaj një postimi tim në fb (duke dënuar gjuhën që paskam përdorë), besoj që është një keqkuptim. Ne të gjithë jemi njerëz prandaj nuk jemi të pagabueshëm, por kur gabimet bëhen me ndonjë agjendë apo qëllim të caktuar, atëherë këtu kemi të bëjmë me diçka më të madhe”, thekson ai.
“Unë e siguroj AGK-në dhe gjithë gazetarët se asnjëherë nuk kam pasur agjendë apo qëllim të fyej, sulmoj apo dhunoj fjalën e lirë të kujdoqoft, e aq më pak punën dhe kontributin e gazetarëve”, shkruan më tej.
Reagimi i AGK-së kishte ardhur pasi Dugolli të premten ka shkruar një status në rrjetin e tij personal social Facebook, se “Piskamat shteruese e dëshpëruese të disa “gazetarëve” për të krijuar me çdo kusht viktimën, përveçse të gërditshme janë edhe ofenduese. Është e pakuptueshme kur mediumi bie në gracka të tilla për të krijuar më çdo kusht “viktimën politike” madje duke i kushtuar transmetim direkt nga Stacioni i Policisë… Krijohet përshtypja se kushedi se ç’farë krimi i madh mund të ketë ndodhur… Gazetari se jo mahi…”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame