Vendimi për hapjen e kufijve varet kryesisht nga dy faktorë – së pari ajo që po ndodh në shtëpi, pardje patëm 33 të infektuar të rinj, dje pati një rënie. Kështu që shumë do të varen nga ajo që ndodh në shtëpi dhe do të ndikojë në vendimin tonë për të hapur kufijtë. Së dyti, në momentin kur hapen kufijtë, hyjmë në një fazë në të cilën deri më tani janë mbyllur të gjitha masat, hyjmë në një fazë të re, sepse kemi një fluks të vazhdueshëm, tha sot Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai informon se para dy ditëve kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm grek Dendias, ku fokusi u vendos kryesisht në planet, parashikimet, bashkëpunimin rajonal për hapjen e kufijve dhe masat lehtësuese, dhe se ai planifikon të zhvillojë një seri bisedash telefonike me kolegët e tjerë në rajon javën e ardhshme.
“Të gjithë mund të mblidhemi në një konferencë, sepse ai hap – hapja e kufijve duhet të koordinohet në mënyrë që të ketë forcë. Ndjenja ime është që të gjithë po planifikojnë, por ata kanë ndonjë hezitim për periudhën e saktë, kur është data e saktë”, tha Dimitrov.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në lidhje me testet e detyrueshme gjatë hyrjes në vend, Dimitrov theksoi se kjo do të duhet të diskutohet dhe se duhet të kemi një sistem të vetëm të komunikimit dhe lëvizjes./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur