LAJMI I FUNDIT:

Koki Surle – artisti i veçantë që sjell ‘remix’ të këngëve të famshme me instrumentin surle

Koki Surle – artisti i veçantë që sjell ‘remix’ të këngëve të famshme me instrumentin surle

Koki Surle është një artist shqiptar shumë i veçantë.

Ai jeton dhe vepron në Zvicër, teksa njihet me profesionin e tij si instrumentist që realizon ‘remix’ të këngëve të famshëm.


Koki ekzekuton në intrumentin e famshëm popullor surle, duke iu dhënë kështu këngëve të famshme një kahje dhe zhanër krejt ndryshe.

Shumë nga këto interpretime, ai i ndan me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Ai ka realizuar ‘remix’ me surle këngën e famshme “Say my name” të Bebe Rexhës, David Guetta dhe J-Balvin, “Con Calma” të Daddy Yankee dhe Katy Parryt, si dhe shumë të tjera.

Në një video të publikuar në kanalin YouTube dhe rrjetin social Instagram, Koki ka treguar për atmosferën që ka arritur të krijojë në një nga koncertet e tij në “Rinora 4”, në Zvicër.

Interpretimet e tij ‘remix’ me këtë instrument kanë zgjuar shumë interesim te përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kjo është arsyeja që tashmë ai numëron mbi 26 mijë ndjekës në llogarinë e tij, derisa ai tani po merr pjesë edhe nëpër ndeja dhe ahengje të ndryshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Kalo në kategori