LAJMI I FUNDIT:

Loredana Zefi mund të dënohet me syrgjynosje në Kosovë?

Loredana Zefi mund të dënohet me syrgjynosje në Kosovë?
Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Reperja shqiptare Loredana Zefi është në kulmin e suksesit profesional, por jo edhe në atë privat.

Gazeta austriake “Heute” shkruan se rep-artistja me prejardhje nga Ferizaj mund të dënohet me syrgjynosje nga Gjykata e Zvicrës, për shkak të rastit të bujshëm të vitit të kaluar me çiftin zviceran.

Ishte vetëm e premtja e kaluar kur reperja së bashku me Capital Bra, e rikthyen në krye të listave gjermane. Loredana është tashmë artistja më e suksesshme e të gjitha kohërave në Zvicër, madje as ylli botëror DJ Antoine nuk mund të vazhdojë më tej. Sidoqoftë, shkaku i çështjes së saj në gjykatë, ajo mund të përballet me dëbim, shkruan Heute.at.


Arsyeja për këtë është pretendimi për mashtrim ndaj çiftit zviceran që ndodhi rreth një vit më parë. Ajo akuzohet se ka marrë shuma të mëdha parash nga viktima Petra Z. për muaj të tërë. Në qershor, Loredana merret në pyetje përsëri për çështjen në gjykatë.

Në rast të dënimit, reperja jo vetëm që duhet të paguajë shumën e kërkuar, por gjithashtu mund të rezultojë me një dëbim. Sepse Loredana nuk ka pasaportë zvicerane. Muzikantja aktualisht është qytetare kosovare. Në vitin 2013, ajo thuhet se ka aplikuar për nënshtetësi zvicerane, por nuk e ka marrë atë. Arsyeja është e paqartë.

Kjo nuk është hera e parë që Zvicra mund të depërtojë një artist. Në shkurt të vitit të kaluar, reperi Besko u internua në Prishtinë pasi vuante një dënim gjashtë vjeçar për grabitje të armatosur, vjedhje dhe kërcënim. /Telegrafi/

Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Kalo në kategori