LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Tremujori i parë me realizim më të lartë të investimeve kapitale

Sugareski: Tremujori i parë me realizim më të lartë të investimeve kapitale

“Projektet kapitale po realizohen me dinamikë të fortë dhe që nga prilli, realizimi i investimeve kapitale për këtë vit është në nivel më të lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Këtë e deklaroi sot Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, gjatë vizitës së tij në Probishtip. Ai tha se edhe krahas krizës shëndetësore, në sektorin e transportit në katër muajt e parë të këtij viti ak pasur një përqindje më të lartë të realizimit të investimeve kapitale në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Jemi në mes të një sezoni të fortë ndërtimi dhe besoj se me lehtësimin e masave, punimet e ndërtimit do të intensifikohen edhe më shumë. Vitin e kaluar Ministria e Transportit e ka përfunduar me 86 për qind realizim të investimeve kapitale, ndërsa pret që viti aktual të përfundojë me një realizim edhe më të madh, duke e pasur në konsideratë realizimin më të lartë në tremujorin e parë të vitit”, tha Sugareski.


Sa i përket banesave sociale në Probishtip, Negotinë, Vinicë, Butel dhe Shën Nikollë, ministri theksoi se fondet në vlerë prej tre milion eurosh nuk do të zvogëlohen duke e ribalancuar Buxhetin dhe se do të përdoren në një kohë shumë të shkurtër.

Ai pret që sipas afateve të parashikuara deri në gusht të përfundojë edhe ndërtimi i rrugës Probishtip-Krupishtë, i cili do të mundësojë përfshirje drejt rrugës së re ekspres, Shtip-Koçan./Telegrafi/