Prej se janë lehtësuar masat kufizuese më 4 maj, në shumë qytete të Kosovës është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve e kjo gjë është kritikuar nga autoritetet.
Andaj, si rezultat i ngjarjeve të fundit në vend, kompania e hulumtimeve Pyper ka realizuar një sondazh lidhur me masat mbrojtëse përmes një mostre jo të rastësishme me 1221 pjesëmarrës.
Të dhënat tregojnë se për dallim prej pjesëmarrësve që konsiderojnë se masat mbrojtëse po respektohen mesatarisht (34.48%), rreth ¼ e pjesëmarrësve vlerësojnë se masat mbrojtëse që janë përcaktuar nga organet përkatëse nuk po respektohen aspak prej se janë lehtësuar.
Veç kësaj, edhe pse shpërfillja e kufizimit të lëvizjes që është vërejtur prej se janë lehtësuar masat po konsiderohet si veprim i pranueshëm nga 32.51% e pjesëmarrësve, 67.49% e pjesëmarrësve e kanë cilësuar këtë veprim të papranueshëm. Ndërkaq disa nga masat që ky grup i fundit konsiderojnë se duhet të ndërmerren nga qeveria janë të shtohet numri i patrullave policore (72.69%) si dhe të kthehet përsëri në 1 orë e gjysmë në ditë kohëzgjatja e lëvizjes (32.52%).
Duke marrë parasysh këtë fluks, ekzistojnë mendime të ndryshme rreth gjasave për t’u rritur numri i të infektuarve me COVID-19. Është interesante të theksohet se 14.25% vlerësojnë se nuk ka aspak gjasa që kjo të ndodh. Në anën tjetër, një numër i pjesëmarrësve vlerësojnë se ka mesatarisht gjasa (36.28%) dhe shumë gjasa (17.69%) që të rritet numri i të infektuarve me COVID-19.
Njëkohësisht, 33.50% e pjesëmarrësve e kanë kategorizuar veten në grupin e personave që nuk rrezikojnë të infektohen me COVID-19 edhe nëse nuk i përfillin masat e rekomanduara. Gjithashtu, vlen të theksohet se një numër i pjesëmarrësve konsiderojnë se nuk kanë nevojë për maskë (16.95%), dorëza (16.38) apo për të mbajtur distancën fizike (14.50%) për t’u mbrojtur nga COVID-19. Veç kësaj, 15.32% e pjesëmarrësve kanë cekur se nëse do ju duhej të shkonin në ndonjë dyqan ushqimor nuk do ta respektonin mbajtjen e distancës fizike.
Po ashtu, rreth 27.85% konsiderojnë se nuk do të ketë një valë të dytë të COVID-19 ndërsa 26.37% vlerësojnë se do të ketë valë të dytë. Gjithashtu, rreth ¼ e pjesëmarrësve janë optimist se virusi do të zhduket plotësisht gjatë javëve në vijim.
Veç kësaj, për t’u mbrojtur nga COVID-19, është paralajmëruar se nuk do të ketë grumbullime për ngjarje të ndryshme siç janë fejesat, ceremonitë martesore, mortore etj. Mirëpo me këtë nuk janë pajtuar disa pjesëmarrës. Më saktësisht, 24.98% mendojnë se duhet të lejohet organizimi i ceremonive mortore, organizimi i dasmave (23.26%), organizimi i ndeshjeve sportive me audiencë (20.31%), organizimi i fejesave (19.33%), organizimi i ditëlindjeve (19.08) si dhe organizimi i festivaleve (15.23%). Ndërkaq me organizimin e këtyre nuk janë pajtuar 44.80% e pjesëmarrësve.
Po ashtu, për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës nga përhapja e COVID-19 edhe më tej, personat që hyjnë në Kosovë vendosen në Qendrën e Studentëve. Mirëpo, duke marrë parasysh se sezona e verës po afrohet dhe bashkë me të edhe kthimi i atdhetarëve në Kosovë, qytetarët kanë mendime të ndryshme se si të veprohet në lidhje me këtë, duke përfshirë këtu lejimin e tyre të hyjnë në Kosovë por të vetizolohen në shtëpitë e tyre (40.54%), të karantinohen 2 javë në Qendrën e Studentëve (26.45%), të lejohen të hyjnë në Kosovë pa ndërmarrë ndonjë masë (18.76%) apo edhe të mos lejohen fare të hyjnë në Kosovë (14.25%). /Telegrafi/
Për më shumë klikoni KËTU
Mostra sipas gjinisë
Femër (53.15%)
Mashkull (46.85%)
Mostra sipas grupmoshave
16 – 25 vjeç (53.32%)
26 – 35 vjeç (30.30%)
36 – 45 vjeç (9.99%)
46+ vjeç (6.39%)
Mostra sipas komunës
Prishtinë (18.43%)
Prizren (7.53%)
Ferizaj (6.55%)
Mitrovicë (6.22%)
Gjilan (6.06%)
Gllogoc (5.41%)
Podujevë (4.83%)
Fushë Kosovë (4.26%)
Pejë (4.26%)
Lipjan (4.01%)
Rahovec (3.93%)
Gjakovë (3.77%)
Vushtrri (3.69%)
Malishevë (3.36%)
Suharekë (2.70%)
Skenderaj (2.21%)
Viti (2.05%)
Istog (1.72%)
Shtime (1.64%)
Klinë (1.39%)
Kaçanik (1.31%)
Deçan (1.23%)
Kamenicë (1.06%)
Dragash (0.82%)
Obiliq (0.82%)
Hani i Elezit (0.25%)
Junik (0.16%)
Shtërpcë (0.08%)
Kllokot (0.08%)
Zveçan (0.08%)
Novobërdë (0.08%)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025