LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: “Kthimi në normalitet do të varet nga numri i të infektuarve të rinj”

Maqedoni: “Kthimi në normalitet do të varet nga numri i të infektuarve të rinj”

Nga ajo që do të tregojnë rezultatet nga testimet e sotme, nëse do të ketë numër më të madh apo më të vogël të diagnostifikuarve të rinj me koronavirus do të varet dimensionimi i masave të mëtutjeshme dhe hapja graduale e ekonomisë, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se ato rezultate do të analizohen në takimet e nesërme edhe të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe të Shtabit qendror të Qeverisë, pas çka do të dihet se si saktësisht do të dimensionohen masat dhe cilat subjekte do të hapen të parat.

Nëse numri i nesërm i të diagnostifikuarve të rinj, nga testimet e bëra sot, është sërish i njëjtë siç tregon trendi nga dy javët e kaluara, ndërkaq jo si dje, sipas Filipçes, ajo do të interpretohej si variacion, do të rekomandohet hapje graduale e institucioneve.


“Ata që organizojnë, edukime, kurse, autoshkolla, do të ishin të parët, të cilët do të fillojnë të funksionojnë në pajtim me propozimet. Por të përsëris se rreth këtyre propozimeve do të diskutohet në takimin ne nesërm dhe do t’i propozohen Shtabit qendror në Qeveri. Pres diskutim edhe lidhur me masat edhe lidhur me dinamikën, por të gjithë ata të cilët lehtë mund të vendosin rend, distancë, dezinfektim, mbajtje të maskave, dhe ata të cilët mund të vendosin sistem sporteli do të kenë prioritet”, tha Filipçe në konferencë për shtyp.

I pyetur për lehtësimin e masave për sportistët, Filipçe theksoi se po mendohet të lejohen sportet individuale, por potencoi se si e tërë kjo do të zhvillohet më tutje, do të dihet pas takimeve të nesërme.

Lidhur me skriningun, ai përsëriti se nëse ka situatë stabile dhe trend të pakësimit të pacientëve, shteti do të mund të kalojë nga njërat masa të cilat vlenin për të gjithë dhe u sollën në nivel nacional ndaj të tjerëve, të cilat do të krijohen pas skriningut të targetuar, me të cilin, siç tha, mund të zbulohen grupe të vogla për të cilat mund të vlejnë masa të posaçme në mënyrë që të parandalohet përhapja atje ku do të detektohet virusi.

Tani po testohen pacientë me simptoma, tha, por më tutje me skriningun do të na mundësohet ta sendërtojmë qasjen, e cila do të targetohet ndaj disa grupeve të caktuara kritike të punësuara në institucione shëndetësore, kopshte dhe shtëpi për të moshuar, në mënyrë që të zbulohen bartësit asimptomatikë.

“Sepse në atë situatë do të sillnim masa të cilat do të vlejnë vetëm për ato grupe të cilat konsiderojmë se janë më kritike dhe më të rrezikshme përkatësisht do të zbulohet prania e virusit edhe përkundër asaj që janë asimptomatikë”, tha ai duke shtuar se aktiviteti do të zbatohet me mjekët amë dhe stomatologët, në bashkëpunim me qendrat e shëndetit publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori