LAJMI I FUNDIT:

Nicki Minaj shtatzënë me Kenneth Petty?

Nicki Minaj shtatzënë me Kenneth Petty?
Nicki Minaj dhe Kenneth Petty (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Marc Jacobs/Guliver)

Rep-artisja Nicki Minaj merr vëmendje me gjithë postimet e saj sa i përket jetës së saj private. Së fundmi ajo ka nxitur spekulime se është në pritje të fëmijës së parë me partnerin Kenneth Petty, shkruan Us Weekly.

Në rrjetin social Twitter, reperja vendosi që t’u përgjigjej disa pyetjeve të fansave, të cilat ishin kryesisht për përditshmërinë e saj gjatë vetizolimit.


Fituesja e çmimeve të shumta muzikore, në njërën nga përgjigjet vazhdoi të ngacmojë ndjekësit se brenda dy muajve do të publikojë një fotografi të fëmijës së saj, anipse bota nuk është ende gati, për shkak të pandemisë coronavirus.

Minaj dhe Petty ishin martuar në tetor në vitit 2019, kurse tre muaj më pas kanë lindur dyshimet se familja e saj po shtohet.

Ndërsa, në qershor të po të njëjtit vit, krijuesja e hitit “Anaconda” sqaroi se kishte ndaluar së konsumuari alkool, duke bërë që fansat të dyshojnë edhe më shumë rreth shtatzënisë së saj. /Telegrafi/

View this post on Instagram

My beautiful country 🙏🏾🇹🇹

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on Feb 23, 2020 at 5:01am PST