Nga: Bajram Mjeku
Që nga fillimi i viteve tetëdhjetë, veçanërisht në zhanrin e letërsisë, derisa kjo e fundit në vend që të çlirohej veçse zhytej në llumin socrealist, kishte tendencë promovuese nga klane të ndryshme kulturore, të cilat më saktë edhe u vetëlavdëruan, edhe u promovuan në media, por që asnjëherë nuk prekën ndjesitë e lexuesve.
Këto klane kulturore me “selitë” e tyre në Prishtinë, vepruan përmes standardeve të dyfishta: në njërën anë kinse janë duke dëshmuar disidencë karshi pushtetit, derisa në anën tjetër, pikërisht këto klane edhe mirëmbaheshin, edhe ishin në sqetull të pushtetit!
Klanet kulturore, përkundër tendencës për t’i promovuar individët e më së paku letërsinë që krijohej brenda tyre, përfunduan në një qark të mbyllur pa lavdi dhe pa i dhënë frymë e shpirt letërsisë shqiptare në Kosovë. Duke i mëshuar tendencës për t’u vetpromovuar me çdo çmim, të krijonin ndjesinë e pamjeve perverse të orgjive në mejhanet periferike të kryeqytetit.
Personalisht kam patur joshje të bëhem pjesë e tyre, por këto tendenca pa frymë krijuese dhe pafundësisht johumane i kam injoruar, përkundër pasojave, dallgët e të cilave do të më hedhnin në bregun e krijuesve të “anatemuar!”.
Klanet kulturore janë shenjë e injorancës dhe produkt i kompleksit periferik të secilës shoqëri njerëzore. Promovuesit mediokër të këtyre klaneve, sikur harrojnë se shkrimtarët e vërtetë u kanë mbijetuar edhe Perandorisë së diktaturës komuniste për gjysmë shekulli. Shembujt më unikat janë shkrimtarët e mëdhenj rusë, Aleksandr Solzhenitsyn e Vladimir Bukovski, pastaj Vaclav Havel në Çekosllovaki e dhjetëra disidentë të shquar në Kontinentin e Vjetër.
Shqiptarët kanë një model unikat të disidentit dhe ai është poeti hyjnor Lasgush Poradeci. I anatemuar nga regjimi komunist derisa ndërroi jetë dhe i përjashtuar jo vetëm nga kultura, por edhe nga mënyra e jetës që impononte regjimi stalinist, Poradeci i madh duke injoruar regjimin, nuk botoi asnjë libër të ri për gjysmë shekulli dhe e përbuzi atë me qëndrim dinjitoz e sjellje origjinale prej disidenti.
Ky opinion imi është pikëpamje e shkurtër e vrojtimit tim, i cili është vetëm shenjë për një ese të gjatë, pa harruar faktin se klanet kulturore nuk ekzistojnë vetëm në letërsi, por në të gjitha institucionet dhe zhanret tjera kulturore në Kosovë, prandaj hapja e debatit për këtë temë, do të ishte në dobi dhe në interes të komunitetit artistik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
“Big bang”-u mbi një vullkan në Islandë
KOSOVË
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj