LAJMI I FUNDIT:

Bislimi reagon pas aksionit të PSD-së, e quan mikro parti

Bislimi reagon pas aksionit të PSD-së, e quan mikro parti

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka reaguar ndaj aksionit të PSD-së.

Bislimi përmes një statusi në Facebook ka thënë se ndjehet i nderuar nga “ky makro aksion i një makro partie”.

“Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë”, ka shkruar Bislimi.


PSD me aksion pas deklaratave për uljen e papunësisë: Tash Çmimi Nobel quhet “Çmimi Besnik Bislimi për ekonomi”
Lexo po ashtu PSD me aksion pas deklaratave për uljen e papunësisë: Tash Çmimi Nobel quhet “Çmimi Besnik Bislimi për ekonomi”

Postimi i plotë:

I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie
Mendoj që PSD-së i bëhet padrejtësi e madhe duke ia zhvlerësuar aksionin. Për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion kërkon angazhim maksimal dhe shtjerrje resursesh të kufizuara e veçanërisht në këtë periudhë pandemia. Andaj, edhe nëse partia është simbolike, aksioni i tyre nuk mund të quhet i tillë.
Nëse PSD vendos që pjesëmarrësit në aksion t’i pajisë me kontrata njëvjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribuojnë edhe më tej në uljen e papunësisë. /Telegrafi/