LAJMI I FUNDIT:

Kusari mbron Bislimin për uljen e papunësisë në Kosovë – thotë se po tentohet t’i humbet suksesi Qeverisë Kurti

Kusari mbron Bislimin për uljen e papunësisë në Kosovë – thotë se po tentohet t’i humbet suksesi Qeverisë Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lula ka thënë se debati për uljen e informalitetit ekonomik përmes regjistrimit të mbi 10 mijë punëtorëve jo formal në sektorin formal, po mundohet të mbajë negativitetin aktual për çfarëdo suksesi të Qeverisë në dorëheqje.

Deputetja ka thënë se “në pandeminë shëndetësore dhe politike në Kosovë, vështirë se diçka pozitive po merr ritëm dhe jetë pa rënë pre e politizimit dhe gjykimit e paragjykimit të mëtejmë nga opozita aktuale”, transmeton Telegrafi.

“Debati i politizuar i dy ditëve të fundit për uljen e informalitetit ekonomik përmes regjistrimit të mbi 10,000 punëtorëve nga sektori jo formal në sektorin formal, jo vetëm që po mundohet të mbajë negativitetin aktual për çfarëdo suksesi të Qeverisë në dorëheqje, por fatkeqësisht po humb energji në luftë të mëtutjeshme politike, pa ofruar një alternativë për rimëkëmbjen ekonomike.


Askund në botë, përfshirë edhe vendet më të zhvilluara, nuk e kanë pasur një udhërrëfyes se si duhet të menaxhohet kriza specifike e shkaktuar nga virusi Covid19. Mekanizmat dhe institucionet shtetërorë dhe shëndetësorë kishin probleme serioze në fillim të kuptojnë shkallën e përhapjes dhe ndikimit që virusi mund dhe do ta ketë në vendet e tyre”, ka shkruar deputetja.

Ndër të tjera, Kusari-Lila ka thënë se Kosova e ka menaxhuar më mirë se sa pritej krizën nga pandemia.

“SHBA-ja dhe Britania sot si dy vende të zhvilluara, ende janë në përpëlitje dhe të ndara në shoqëritë e tyre rreth mënyrës se si duhet të bëhet hapja e shtetit dhe rikthimi i ekonomisë.

Kosova me krejt specifikat e saj, vendi më i izoluar në Evropë, me ekonominë ndër më të pazhvilluarat, me ekonominë joformale me 35% informalitet të konfirmuar, çuditërisht për të gjithë brenda dhe jashtë, e menaxhoi më mirë se sa pritej krizën nga pandemia. Duke mos dashur të krijoj ekzaltim apo perceptim se ka kaluar kriza, mënyra se si reaguan institucionet e vendit në sektorin shëndetësor dhe atë ekonomik ishte për t’u përkrahur dhe ndihmuar. Në të kundërtën, Kosova u ballafaqua me një krizë politike të paparë ndonjëherë në rrethana normale, e aq më pak në kohë pandemie”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, ajo ka shtuar se” debati për uljen e ekonomisë joformale dhe shtrembërimi i qëllimshëm se kinse Ministri në detyrë i Financave deklaroi se Qeveria e rriti punësimin, nuk i bën nder as komentuesve dhe as atyre që e vazhdojnë tutje ciklin e diskutimit shterpë”.

“Sukses i Qeverisë është se me mekanizëm stimulues të pakos emergjente, arriti efektin e zbardhjes së ekonomisë gri dhe përcolli një argument të fortë se nuk bën të lëshohet kjo rrugë, por duhet të vazhdohet me iniciativa dhe forma tjera të inkurajimit të bizneseve për ligjshmëri të kontratave të punës. Natyrisht, kjo duhet të përcjellët edhe me mekanizmin e kontrollit përmes inspektoratit të punës dhe strategjisë së re për tërheqje të investimeve”, vijon shkrimi i saj.

Më tej, deputetja ka thënë se tani është “koha është për një debat të mirëfilltë për të ardhmen ekonomike, në veçanti tani kur bazat e shtetit të mirëfilltë të së drejtës po shihen dhe kemi argumente se ndryshimi është i mundur”.

“Ky ndryshim, nuk mund të ndodhë nëse vazhdohet me metodat e njëjta sikur para 6 tetorit. Në Kosovë do të mungojnë investimet e huaja, paraja publike do të vazhdojë të keqpërdoret, ndërsa shpresa e të rinjve do të tretet bashkë me vullnetin për ndryshim në vend.

Ata të cilët mendojnë se mund të kontribuojnë në debatin e ngritjes ekonomike të vendit, para se të kritikojnë Qeverinë në detyrë e cila gjendet në presion të dyfishtë, mund të tregojnë një të vetmen metodë, si e mendojnë vazhdimin e uljes së informalitetit dhe rimëkëmbjen ekonomike shumë të domosdoshme”.

Kusari-Lila ka shtuar se “Kosova ka përparësinë e ekonomisë së vogël, por me mundësi të reformës shumë më të shpejtë se vendet me popullësi më të madhe dhe më të vjetër, por kriter kryesor për këtë rimëkëmbje është shteti ligjor dhe kthimi i besimit tek investitorët të cilët ikën nga korrupsioni dhe mungesa e sigurisë në shtet”.

Si përfundim, deputetja ka thënë se kushdo që mendon se kthimi në sistemin e vjetër mund të sjellë rezultate të reja, gabohet aq sa janë gabuar të lexojnë uljen e informalitetit si ngritje të punësimit në kohë pandemie./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori