Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani së bashku me Shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, sot e vizituan Qendrën për Imunizim, e cila ndodhet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Ulpianë.
Gjatë vizitës, Osmani tha se programi i imunizimit është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithë fëmijëve në Kosovë.
“Jam mirënjohëse për punën e palodhshme të të gjithë punëtorëve shëndetësorë për t’i përmbushur nevojat e prindërve dhe për të ofruar shërbime themelore shëndetësore për të gjithë fëmijët gjatë kësaj kohe të vështirë. I inkurajoj prindërit t’i imunizojnë rregullisht dhe plotësisht fëmijët e tyre”, ka thënë Osmani.
Sipas njoftimit për media shumë vende nëpër botë e kanë suspenduar programin e imunizimit për shkak të COVID-19, duke përfshirë edhe Kosovën. Megjithatë, në partneritet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë, programi i imunizimit ka filluar dhe janë vendosur edhe tenda për imunzim në tërë Kosovën. Mijëra fëmijë janë vaksinuar dhe mbrojtur nga sëmundjet brenda pak ditësh.
Murat Sahin, Shef i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë tha se përderisa nuk ka vaksinë kundër COVID-19, ka vaksina efektive kundër shumë sëmundjeve të tjera të rrezikshme, si fruthi, difteria dhe të tjera, që lehtësisht mund ta mbysin një fëmijë.
“Është e rëndësishme që prindërit në Kosovë të vazhdojnë së vaksinuari fëmijët në përputhje me orarin e vaksinimit edhe gjatë pandemisë. Ne do të vazhdojmë së përkrahuri institucionet shëndetësore duke i mbajtur punëtorët shëndetësorë dhe komunitetin të sigurt duke siguruar pajisje personale të mbrojtjes për punëtorët shëndetësorë”, ka theksuar Sahin.
Vaksinat shpëtojnë deri në 3 milion jetë çdo vit, duke i mbrojtur fëmijët nga sëmundje vdekjeprurëse, me infeksion të lartë si fruthi, pneumonia, kolera dhe difteria. Imunizimi është ndërhyrja me koston më të ulët për shëndetin e fëmijëve.
Kosova është përfshirë në procesin e imunizimit në masën 90 për qind. 70 për qind e fëmijëve nën moshën 3 vjeçare janë të imunizuar plotësisht (që kanë marrë vaksinat e rekomanduara sipas orarit të imunizimit). 30 për qind nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë plotësisht të imunizuar.
Për t’i mbështetur komunitetet e margjinalizuara, UNICEF-i së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë e zbaton programin e vizitave nëpër shtëpi, në të cilin çdo përfshihen 16,000 familje në tërë Kosovën. Programi i vizitave në shtëpi ofron shërbime si promovimi i gjidhënies, imunizimi dhe këshilla për prindërim më të mirë që është financuar nga Qeveria e Luksemburgut.
“Për të siguruar cilësi të vaksinave të dhëna, UNICEF-i është në proces të mbështetjes së MSH-së për ta fuqizuar sistemin e zingjirit të ftohtë të vaksinave.Vaksinat janë mjete të sigurta dhe efektive që shpëtojnë jetë për ta parandaluar përhapjen e sëmundjeve”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë