LAJMI I FUNDIT:

Qeveria finlandeze punon nga shtëpia, pas kontaktit të dy ministreve me një të infektuar me coronavirus

Qeveria finlandeze punon nga shtëpia, pas kontaktit të dy ministreve me një të infektuar me coronavirus

Anëtarët e qeverisë finlandeze do të punojnë nga shtëpia, pasi dy anëtarë të kabinetit kishin qenë në kontakt me një person të dyshuar si të infektuar, njoftoi sot qeveria finlandeze.

Rezultatet e testimit për rastin e dyshuar janë ende në pritje.

Në deklaratë thuhej se ministrja e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, Aino-Kaisa Pekonen dhe ministrja e Punësimit ,Tuula Haatainen ndodhen në izolim.


Mendohet se të dyja ministret u ekspozuan ndaj virusit të martën, raporton ATSH.

Të nesërmen ato morën pjesë në një takim me anëtarët e tjerë të qeverisë.