LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet e doktorit amerikan për COVID-19, virale në Facebook pas raportimit të medieve shqipe

Dyshimet e doktorit amerikan për COVID-19, virale në Facebook pas raportimit të medieve shqipe

Më 16 prill ishte publikuar një video në YouTube që sugjeron se coronavirusi është një karrem për të detyruar “vaksina të detyrueshme” dhe mikroçipët te njerëzit.

Kjo video ka grumbulluar shpejt miliona shikime përkundër premtimit të YouTube për të luftuar dezinformimin që ndërlidhet me COVID-19.

Videoja është publikuar nga The Next News Network, kanal në YouTube që merret me teori konspirative dhe njihet për publikime të informacioneve të dyshimta dhe të pavërteta. Në vetëm katër ditë, videoja kishte kaluar shifrën e 4 milionë shikimeve.


Kjo video me intervistën e Dr. Rashid Buttar është bërë lajm edhe te ne. Media të ndryshme në gjuhën shqipe kanë raportuar për këtë intervistë, duke e titulluar “Doktori amerikan trondit botën, tregon të vërtetën e coronavirusit: Nuk ka vdekur asnjë, janë manipulime, me vaksinën do na vrasin”. Videoja është bërë virale shpejt edhe te ne, duke arritur mijëra shpërndarje në Facebook.

Buttar vazhdoi të shpërndajë informacione të rreme dhe teori konspirative në gjithë videon. Ai nxit pretendimin e rremë se “askush nuk ka demonstruar ende një vdekje të vetme nga virusi aktual”, shkruan Portalb.

Për më tepër, Buttar pretendoi se numërimi i vdekjeve ishte i fryrë dhe se “studimet tregojnë qartë se nëse keni pasur simptoma të gripit, do të rezultoni pozitiv në test për COVID-19”, që është një tjetër e pavërtetë e përhapur në media sociale.

Buttar gjithashtu i referohet një teori konspirative që përfshin Bill Gates për të pretenduar se vaksinimet në të ardhmen do të monitorohen duke vendosur më shumë çipa te njerëzit për të parë se kush e ka pasur vaksinën, por me qëllim që të digjitalizohen të gjithë.

Ai gjithashtu tha se distanca fizike nuk shërben si mbrojtje, “por përkundrazi shërben për gjurmimin në mënyrë që ata të kuptojnë kush punon dhe kush është disident dhe duhet të zhduket”

Më 24 prill, YouTube ka fshirë videon, pasi ajo kishte arritur afro 7 milionë shikime dhe së paku 1.2 milionë interaktivitet në Facebook, duke e zëvendësuar me mesazhin që thoshte se videoja është hequr pasi ka shkelur udhëzimet e YouTube. Megjithatë, e njëjta video vazhdon të jetë në këtë platformë mediale, sepse është shpërndarë edhe nga kanale të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Distributorët farmaceutikë: Vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë rrezikojnë furnizimin me barna në Kosovë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kalo në kategori