LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës

Gjashtë vjet nga vetë-rrëzimi i Qeverisë dhe shpërndarja e Kuvendit të Kosovës

Sot mbushen gjashtë vjet nga vetë-rrëzimi i qeverisjes PDK-AKR, si dhe vetë-shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Koalicioni PDK-AKR ishte prishur me iniciativën e kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, por jo edhe me pëlqimin e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. Këta të dy, bashkë me liderin e LDK-së opozitare Isa Mustafa vendosën të shpërndahet edhe Kuvendi, pas takimeve me presidenten e atëhershme Atifete Jahjaga.

Me 90 vota për 4 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi i Kosovës mori vendim më 7 maj 2014 që të shpërndahet.


Me këtë vendim, Kuvendi vendosi që të çojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat u mbajtën më 8 qershor 2014.

Mocioni është ngritur nga një grup prej 57 deputetëve në bazë të marrëveshjes ndërmjet liderëve të PDK-së dhe LDK-së për shpërndarjen e Kuvendit.

Arsyetimin e kishte prezantuar deputeti i PDK-së, Arsim Bajrami i cili kishte thënë se me këtë vendim, Kuvendi hap procedurat ligjore për shpalljen e datës së zgjedhjeve.

Nisma e deputetëve është mbështetur më pas edhe nga grupet parlamentare të PDK-së, LDK-së, përderisa ata të AAK-së kanë prezantuar qëndrime të ndryshme.

Në fjalimin e tij të fundit para kësaj legjislature, kryeministri Thaçi e ka arsyetuar vendimin për të shkuar në zgjedhje, duke thënë se muajt dhe javët e fundit kanë dëshmuar edhe për jo funksionalitet të institucioneve.

Thaçi kishte rikujtuar sidomos dështimin e Kuvendit që të themelojë Forcat e Armatosura të Kosovës. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori