Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takuan gjatë të mërkurës sekretarët dhe vullnetarët e 26 degëve të Kryqit të Kuq të Kosovës.
Kjo vizitë u realizua pak para se anëtarët e Kryqit të Kuq të niseshin për ta bërë shpërndarjen e pakove ushqimore te familjet në varfëri në komunat e tyre përkatëse.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikatë për medie nga Zyra e Kryeministrit.
“Tashmë 12,300 pako janë shpërndarë për familjet në nevojë. Gjatë rrugës së këtij kontributi të madh, aktivistët e vullnetarët e Kryqit të Kuq nxorën një moto: ‘Ju rrini në shtëpi, ne vijmë te ju’. Puna e tyre nuk ka dyshim që ka shpëtuar jetë. Për dy dekada, papunësia, varfëria dhe pabarazia e kanë mjeruar dhe poshtëruar qytetarin e Kosovës. Ju keni mbështetur Qeverinë tuaj për shkak se e kemi prioritizuar punësimin dhe drejtësinë, rrjedhimisht zhvillimin ekonomik dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, në këtë komunikatë theksohet se vendimet e marra nga Qeveria në detyrë dhe reformat e ndërmarrjeve publike kanë qenë hapat e parë për të luftuar korrupsionin dhe për të zhvilluar ekonominë.
“Vendimet që i kemi marrë deri tani si Qeveri, posaçërisht reformat që i kemi bërë brenda ndërmarrjeve publike, kanë qenë hapat e parë për t’i realizuar këto dyja. Në njërën anë luftojmë korrupsionin, në anën tjetër, mundësojmë rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve në mënyrë që t’i shërbejnë ekonomisë dhe qytetarëve, e jo anasjelltas. Luftimi i varfërisë nuk është i lehtë, posaçërisht kur vullneti politik për sabotim zëvendëson vullnetin për bashkëpunim. Varfëria dhe pabarazia, ndryshe nga virusi Corona, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në mesin tonë qe një kohë shumë të gjatë. Por, ne si Qeveri që po japim më të mirën tonë që ta fitojmë betejën kundër COVID-19, do të luftojmë edhe varfërinë. E gjithë kjo falë mbështetjes suaj të vazhdueshme, dhe punës së palodhshme të institucioneve si Kryqi i Kuq i Kosovës, në të mirën e përbashkët”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
Haga ia pamundësoi Jakup Krasniqit prezencën në varrimin e të vëllait
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit