LAJMI I FUNDIT:

Mbi 19 mijë kompani kërkojnë pagë minimale prej 14.500 denarëve për të punësuarit e tyre

Mbi 19 mijë kompani kërkojnë pagë minimale prej 14.500 denarëve për të punësuarit e tyre

Mbi 19 mijë kompani deri më tani kanë aplikuar për masën për mbështetje financiare për pagesën e pagave për muajt prill dhe maj në vlerën më shumë se 14.500 denarë në muaj për punonjës.

Siç thonë nga Qeveria, numri i kompanive të cilat kanë aplikuar është jashtëzakonisht i lartë dhe inkurajuese, ndërsa deri në fund të afatit për aplikim mbeten edhe dy ditë, dita e sotme dhe dita e nesërme (e enjte) deri në orën 24:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aplikimi për këtë masë filloi më 1 maj dhe deri më tani, vetëm për disa ditë, edhe krahas festës dhe fundjavës, në Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë arritur më tepër se 19 mijë aplikime, të cilat flasin për interesin e madh të masës”.


“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe njëherë bën thirrje që të gjitha kompanitë të cilat ende nuk kanë aplikuar për këtë mbështetje financiare, ta bëjnë këtë sa më shpejtë përmes sistemit e-tatime të DAP-it”, thonë nga Qeveria.

Ata shtojnë se do të mbeten të përqendruar t’ju ndihmojnë sa më tepër qytetarëve, që të ruhen sa më tepër vendet e punës, të mbështeten kompanitë dhe të përgatitemi për rifillimin e ekonomisë pas përfundimit të krizës shkaktuar nga pandemia e COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori