LAJMI I FUNDIT:

Prodhuesit kërkojnë përkrahje nga Kurti

Prodhuesit kërkojnë përkrahje nga Kurti

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot organizoi një vizitë për kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari te dy prodhues në komunën e Lipjanit.

Kësaj radhe në vizitë ishin tek kompania e prodhimit të letrës së lagur Happy – Wet Wipes Factory dhe tek kompania e përpunimit të drurit ELNOR.


Kryeministri Kurti së bashku me ministren Hajdari, u njoftua nga afër për sfidat që këta prodhues po përballen gjatë kësaj kohe dhe shprehen gatishmëri që të jenë më afër prodhuesve gjatë kësaj kohe.

Po ashtu edhe prodhuesit vlerësuan vizitën dhe kërkuan që përkrahja e ardhshme e qeverisë të jetë më e fortë dhe kërkuan që zëri i prodhuesve të dëgjohet në marrjen e vendimeve të cilat i prekin ata. Ata u shprehën që pako e ardhshme të jetë një shtytje që do të rimëkëmbte sektorin e prodhimit.

Gjatë këtyre vizitave, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha kërkoi nga kryeministri në detyrë Kurti që të ndryshoi Ligjin për Prokurorim Publik.

Ai edhe një herë u shpreh që ekonomia e vendit tonë do të fuqizohet vetëm atëherë kur prodhuesit do të vlerësohen për punën e tyre dhe qytetarët dhe institucionet do të përkrahin prodhuesit duke blerë prodhime “Made in Kosova”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori