Modeli CX-5 që është më i shituri nga Mazda, do të ketë arkitekturë të re
Kjo makinë, mund të pësojë ndryshime shumë të mëdha, në krahasim me modelin e tanishëm
Gjatë javës së kaluar, ishte thënë se Mazda do ta zëvendësojë Mazda6, me një makinë tjetër që lëvizë me rrotat e pasme, transmeton Telegrafi.
Më vonë, është mësuar se Mazda po punon në një arkitekturë të re, të cilën do ta vendosë në versionin e ri të Mazda6.
Duke e ditur se kjo arkitekturë nuk është aspak e lirë, nënkuptohet se mund të përdoret edhe në makina tjera, derisa CX-5, mund të jetë në mesin e tyre.
Sipas të dhënave të kompanisë, ky është modeli më i shitur nga Mazda, andaj si një makinë shumë e rëndësishme që është, kjo arkitekturë duhet të jetë e perfeksionuar, në mënyrë që të mos e dëmtojë në asnjë formë.
Brenda CX-5 që lansohet pas dy vitesh, pritet të jetë motori me 2.5 litra, si dhe një tjetër me 2.8 volt, që funksionojnë së bashku nëpërmjet sistemit hibrid.
Hera e fundit kur është lansuar kjo Mazda ishte para tri vitesh, derisa versioni i ri pritet të quhet CX-50, që të jetë më i ngjashëm me CX-30. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Jeta brenda një Lamborghini Urus
Modelet e reja të veturave të frymëzuara nga Batman
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe