Shumë kompani janë duke përfituar padrejtësisht nga Pakoja Emergjente Fiskale dhe ky skandal duhet të ndërpritet.
Kështu ka thënë sot kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ku sipas tij, ka keqpërdorime për shpërndarjen e këtyre pagave nga kjo pako.
“Skandali i cili ka ndodhur duhet të ndërpritet dhe në njëfarë forme të pshtohet me pasoja sa më të vogla. Shumë kompani që kryejnë shërbime për institucionet shtetërore, të cilat veprimtarinë e tyre nuk e kanë pasur të ndaluar, janë kompensuar sipas kontratës ku të njëjtat kanë bërë kërkesë edhe për punëtorët e tyre nga pakoja të furnizohen me paga prej 170 euro. Një pjesë bukur e madhe e këtyre kompanive e kanë përfituar këtë mashtrim dhe punëtorëve një pjesë të madhe i kanë dhënë pagën me shifrën COVID-19 me vlerën prej 170 euro. Nëse qeveria ka menduar t’i kompensoj këta punëtorë, kompania ka qenë obliguar që pagën e paprekshme qysh e kanë marr nga Qeveria e Kosovës ta përcjellin te punëtorët”, tha Azemi, përcjell Telegrafi.
Sipas tij, ka kompani që kanë aplikuar pa të drejtë për të përfituar nga kjo pako.
“Këtu është një neglizhencë, por ndoshta mund të themi dhe qëllimisht ka ndodhur që punëtorëve që nuk iu ka takuar paga nga Pakoja Emergjente, Qeveria e Kosovës, pa i hulumtuar mirë dokumentacionin i ka derdhur mjetet te punëtori. I kemi edhe kompanitë e tjera të cilat gjatë tërë periudhës me një tempo aq sa kanë punuar. Këtu këto kompani kanë aplikuar pa të drejtë për punëtorët e tyre që ta gëzojnë pakon prej 170 euro. Punëtorët po i fusin me qëllim që t’i nënshkruajnë kontratat me 170 euro, ku qëllimi i tyre paska qenë që një pjesë ta paguan qeveria. Në këtë rast, ndoshta me miliona euro në fondet e pronarëve të kompanie, por jo edhe te punëtorët”, tha ai.
Deri të martën, janë rreth 152 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, që deri më sot kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave në Administratën Tatimore, në mënyrë që të përfitojnë nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Kurse numri i bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga kjo pako është 36 mijë e 548.
Lidhur me vonesat për pagesën e këtyre mjeteve, ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka treguar se kjo ka ardhur për faktin se të dhënat e kompanive dhe punëtorëve janë ngarkuar gabimisht në sistem gjatë aplikimit për të përfituar nga kjo pako.
Bislimi tregon se, një masë e punëtorëve i kanë marrë kompensimet të premten e javës së kaluar, kurse pjesa tjetër, sipas tij, do të paguhet sot. Sipas tij, disa kërkesa janë me vonesë dhe do të trajtohen në pjesën e dytë të aplikimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë